Matri: Milani favorit për titull

Sulmuesi i Juventusit, Alessandro Matri, e sheh Milanin si favorit për titull.
Bardhezinjtë ruajtën kreun tabelës gjatë fundjavës duke shënuar fitore 2-1 ndaj Interit në Giuseppe Meazza, ndërsa Milani tani është i katërti me dy pikë më pak.
“Milani është kampion, ka lojtarë të mëdhenj dhe kjo është se pse ata ende janë favoritë për titull”.
“Ne vetëm duhet të përqendrohemi për të përfunduar sezonin në pozitën më të mirë të mundshme. Ne do të duhet të presim dhe të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë sulmuesi për Studio Sport.