E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Vendimi i BE, apeli më i mirë për opozitën

TIRANE- Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka përshëndetur pranimin e kërkesës së Shqipërisë nga ministrant e Jashtëm të Bashkimit Europian. Gjatë fjalës së tij, ai ka theksuar se pranimi i kërkesës së Shqipërisë vjen si pasojë e vlerësimit të procesit zgjedhor nga ndërkombëtarët.
“Ky vendim historik u mor nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Reformat e ndërmarra të qeverisë dhe zgjedhjet e ndershme, ishin faktorët që bënë të mundur ardhjen e kësaj dite historike për vendin tonë”.

Berisha gjatë një konference për shtyp i ka bërë përsëri thirrje opozitës për bashkëpunim, me qëllimin e vetëm, përparimin e vendit. “ Ftoj opozitën për të punuar së bashku, për cdo shqiptar, për kombin dhe vendin. Të ndërmarrim bashkë reformat më të thella për qytetarët shqiptarë, pa dallime politike, ku 96% e të cilëve janë pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE”- deklaroi kryeministri Berisha.

Kryeministri i vendit ka falenderuar në mënyrë të vecantë ministrant e Jashtëm të BE, duke garantuar edhe njëherë përmbushjen e detyrimeve që vijnë nga pranimi i kërkesës së Shqipërisë

“Unë shfrytëzoj këtë moment solemn për të garantuar ministrat e Jashtëm të BE, se qeveria ime do të përmbushë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga ky pranim. Ky vendim historik vjen pas një tjetët vendimi historik, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO”, u shpreh Berisha.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›