E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, përplaset nga kamioni, vdes 62-vjecari

KORCË- Aksident i rëndë me pasojë vdekjen në aksin rrugor Korcë-Pogradec, pranë vendit të quajtur Ura e Bulgarecit. Një kamion i cili udhëtonte me shpejtësi ka marrë përpara një 62 vjecar që lëvizte me bicikletë në anë të rrugës duke i shkaktuar vdekjen këtij të fundit.

62 vjecari Lavderim Bija ka gjetur vdekjen e menjëhërshme pas përplasjes nga mjeti tip kamion me targa të Korcës 11 52 B, i cili drejtohej nga 35 vjecari Festim Myrtollari. Ky i fundit është shoqëruar në polici.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›