E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat, sulmohet furgoni, maskat grabisin pasagjerët

MAT-Rikthehen grabitjet me armë në aksin nacional Peshkopi-Milot. Një furgon i linjës Selishtë-Tiranë u sulmua sot në mëngjes nga persona me armë automatike dhe maska për të rrëmbyer lekët që kishin në xhepa pasagjerët e këtij furgoni. Policia e Burrelit ka konfirmuar se dy persona të armatosur më armë automatike i kanë dalë para furgonit duke kërcënuar me armë pasagjerët që të nxirrnin vlerat monetare që kishin me vete. Maskat ndaluan furgonin në vendin e quajtur Vig afër komunës Lis të Matit dhe detyruan 5 pasagjerë të zbrisnin nga furgoni e të zbrasnin xhepat. Më pas personat e maskuar kanë braktisur vendin e ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim nga policia. Personat e maskuar nuk kanë mundur të marrin nga pasagjerët më shumë se 10 mije lek, pasi këta të fundit nuk kanë patur shuma të tjera në xhep.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›