Berisha: Vërshim drejt turizmit shqiptar
Kryeministri Berisha tha dje se turizmi do të jetë prioritet i Qeverisë që ai drejton. Gjatë një shëtitjeje në këmbë përgjatë bregut të detit në plazhin e Durrësit, Berisha u takua me pushues të të gjitha moshave, të cilët kanë zgjedhur bregdetin Adriatik për të pushuar.
Në këtë rrugëtim Kryeministri Berisha shoqërohej nga deputeti i qarkut të Durrësit, Igli Cara si dhe prefekti i këtij qarku, Genc Alizoti. Kryeministri siguroi pushuesit në Plazhin e Durrësit se, turizmi do të vazhdojë të mbetet një prioritet i Qeverisë, një fakt që e konfirmojnë paratë e hedhura për ndërtimin tërësor të infrastrukturës në këto zona. Vetëm vitet e fundit janë investuar më shumë se 750 milionë euro. Ky zhvillim ka nxitur mbipopullim të plazheve shqiptare nga turistët. Kështu, 2009 u mbyll me një bilanc prej 3 milionë turistësh nga 300 mijë që llogariteshin në 2004, por ky vit siç tha dhe Kryeministri, do të jetë edhe më befasues për nga shifra e vizitorëve pushues në Shqipëri. "Nga pikat e kufirit të vendit këto 2 muaj kanë hyrë qytetarë shqiptarë dhe të huaj më shumë se kurrë në të gjithë historinë e vendit, domethënë vetëm në qershor dhe korrik kanë hyrë rreth 1 milion e 400 mijë të ardhur. Ky është një vërshim drejt turizmit shqiptar dhe kjo është një gjë jashtëzakonisht pozitive", u shpreh Berisha. Gjatë rrugëtimit në bregdet, Kryeministri u takua me pushues nga Kosova, ku dy të moshuar e falënderuan Qeverinë për lehtësimin që u ka bërë atyre përfundimi i rrugës Durrës-Kukës. Por edhe qytetarë nga Maqedonia i shprehën shefit të Qeverisë përmirësimet e vazhdueshme që turizmi shqiptar ka pësuar këtë vit. Kryeministri u takua edhe me një çift nga Zvicra, të cilët kishin ardhur për herë të parë me pushime në bregdetin shqiptar. E gjithë mbrëmja në qytetin e Durrësit kaloi nën një atmosferë të ngrohtë, ku në takimet e shumta me pushuesit, Kryeministri Berisha do të gjente edhe adashin e nipit të tij, Artin, me të cilin Kryeministri shkëmbeu dhe batuta me humor. Pushuesit që takonin Kryeministrin shqiptar kërkuan që këtë rast ta fiksonin në aparatet e tyre fotografike si një kujtim të pushimeve shqiptare. Vetëm një ditë më parë Kryeministri gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar kërkoi angazhimin e autoritete vendore për t'u garantuar turistëve kushtet më të mira për pushim, larg zhurmës, apo dhe rreziqeve që u kanosen për shkak të motorëve të ujit. Një ditë më parë Kryeministri ripërsëriti se 2010 do të shënojë përfundimin e të gjitha rrugëve që të çojnë drejt bregdetit.