Meta: Marrëveshje ekonomike me Qipron
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, zhvilloi një vizitë zyrtare në Qipro ku u takua dhe pati bisedime me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Qipros, Markos Kyprianou. Dy personalitetet nënshkruan Marrëveshjen për "Nxitjen dhe Mbrojtjen e Investimeve". Dy zyrtarët e lartë diskutuan mbi çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe intensifikimit të tij në fusha me interes reciprok. Ministri i Jashtëm qipriot shprehu gadishmërinë për të vënë në dispozicion mbi 100 bursa në vit për studentët shqiptarë, një pjesë e të cilave do të jenë në degën e Administrim - Hotelerisë. Bashkëbiseduesit ranë dakord për nënshkrimin e një protokolli të veçantë. "Lidhur me statusin e Kosovës, palët ndanë mendime të kundërta, por shprehën të njëjtin qëndrim