E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon në Lubjanë presidentin slloven

Duke folur për marrëdhëniet e mira midis dy vendeve, kryeministri Berisha vlerësoi rolin dhe kontributin pozitiv të Sllovenisë në Ballkan në veçanti në mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës.

Në takim u diskutua mbi prioritetet e Kryesisë Shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe kontributin që vendi ynë mund të ofrojë në këtë drejtim në shumë aspekte, një ndër të cilat është bashkëpunimi rajonal apo afrimi i pranverës arabe me Këshillin e Evropës dhe ndihma që mund tu jepet këtyre vendeve nga përvoja e këtij të fundit. Në takim u diskutua edhe mbi zhvillimet e fundit në vend dhe përpjekjet e vazhdueshme për ecjen përpara me shpejtësi me reformat për anëtarësimin në BE.

Kryeministri Berisha e njohu presidentin me reformat e rëndësishme në veçanti në fushën e ekonomisë, atë fiskale, modernizimit të vendit, dixhitalizimin dhe thjeshtësimin e procedurave, krijimin e klimës më të favorshme për biznesin, reduktimin e administratës publike, investimet e rëndësishme në infrastrukturë etj, reforma këto që kanë bërë të mundur që Shqipëria në dallim nga trendi Evropian të mos bjerë në recesion. Në takim u diskutuan edhe zhvillimet e fundit në rajon. /Start/

                                                                                             2012-09-03 14:48
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›