Topalli: Reforma për statusin, Ruçi: Kapje e shtetit

Ajo tha se kjo vjeshtë është me rëndësi për kombin, pasi shënon 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
“Sot ne nisim seancën e parë të këtij sesioni. Unë dua t’ju uroj nga zemra punë të mbarë e suksese. Vjeshta është stina më e veçantë, na bën krenar të gjithëve, është vjeshta e përvjetorit të 100 të shtetit tonë. Sot të përulemi para atyre njerëzve që me veprën e tyre gati hyjnore i dhanë jetë pavarësisë së këtij vendi. Sot duhet të inspirohemi nga atdhedashuria e atyre trimave që gati 100 vjet më parë nënshkruan aktin e pavarësisë. Kryefjala e kësaj legjislature janë reformat, falë reformave të votuara në këtë sallë Shqipëria është anëtare e NATO-s, vendi ka shumë për të bërë, por reformat mbeten në agjendën tonë”, tha ajo.
Zonja Topalli tha se deputetët e Kuvendit aktual kanë fatin të përmbushin ëndrrën e Ismail Qemalit për integrimin në BE, teksa i ftoi deputetët që të votojnë bashkërisht për të gjitha ligjet e rëndësishme. “Çdo ligj është një vendim i rëndësishëm, janë të vështira por të shpërblejnë, vendimet e mëdha të çojnë tek suksesi, ka shumë njerëz që e duan vendin por edhe të tjerë që duan vetëm vetën, të parët arrijnë histori suksesi, të dytët sulmojnë suksesin. Disa nga reformat kërkonin votën e opozitës, më 6 gusht nuk u votua heqja e imunitetit dhe ligji i gjykatës së lartë. Nkl bëhen për qejfin tonë, i shërbejnë vendit dhe kërkohen nga Brukseli. Pushteti nuk është i ynë, na e ka besuar sovrani. Shqiptarët në vjeshtën e 100-vjetorit të presin të kenë një përgjigje pozitive për statusin. Pa votën e kolegëve të opozitës këto ligje themelore për statusin nuk mund të votohen. Pa votën e opozitës këto ligje nuk mund të përmbushen. Detyra jonë morale e politike është plotësimi i këtyre kushteve. Ne të bashkuar, në fjalë e votë, pa kundërshtime dhe por, duhet të bëjmë një hap tjetër drejt Evropës, qoftë në shenjë nderimi për figura si Ismail Qemali, Hasan Prishtina e Luigj Gurakuqi”, tha Topalli.
Ruçi: Shteti i kapur nga Berisha
Më pas fjalën e mori kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i theksoi në këtë 100 vjetor të shpalljes së pavarësisë, Shqipëria ndodhet në një situatë të vështirë ekonomike dhe kapjen e shtetit nga kryeministri Sali Berisha. Ai tha se në këtë sesion, vihet me mungesë të theksuar të parlamentarizmit, kapjes së shtetit nga një grup njerëzish dhe zgjedhja e njëanshme e Presidentit të ri të vendit.
“Pa kaluar asnjë muaj nga marrja e detyrës presidenti Nishani hodhi tre firmat e para. Nuk mori nishan, kur në kryer të KLD zgjodhi një militant partie. Nuk mori nishan kur në krye të SHISH pa ju tharë boja e propozuesit (kryeministrit) vendosi një drejtues me një të kaluar të zezë që të kujton kohën e ikur të vitit 92-97 dhe një person me 2 shtetësi, nuk mori nishan kur në krye të forcave detare dekretoi një ushtarak të lartë të akredituar për detyra tokësore. A mund ti falet që të mos marrë fare nishani kur dekreton apo emëron. Së dyti ky sesion na gjen me një parlament, por jo parlamentarizëm se zëri, halli dhe preokupimet e atyre që na kanë zgjedhur nuk dëgjohen. Së treti, është që 100 vjetori e gjen shtetin shqiptar pa shtet në shërbim në qytetarëve, por në shërbim të pushtetarëve”, theksoi Ruçi.
Ai shtoi se mazhorancës nuk i intereson marrja e statusit të vendit kandidat, por synon kapjen e mëtejshme të shtetit dhe gjykatave. “Në këtë sesion parlamentar ekziston pikëpyetja do e marrim apo jo statusin e vendit kandidat?.Ju nuk ju interesonte statusi i vendit kandidat, por kapja e pushtetit. Nëse e keni hallin tek statusi përgjigjuni kërkesat e BE për 12 rekomandimet. Ku janë rezultatet për çështjen e pronësie, për luftën nga krimit dhe korrupsionit, për gjykatësit. Mbetet thjesht të votohen sa të mbyllet debati për nismën tonë. Kush do drejtësinë e pavarur, gjyqtarë të paanshëm dhe përzgjedhja partiake le të votojë amendamentet tona”, theksoi Ruçi. Kreu i grupit socialist, kërkoi që të miratohen reformat e propozuara nga opozita në fushën e drejtësisë.
Në fund, Kuvendi miratoi me konsensus krijimin e aktit normativ për ndotjen akustike, votim që u bë me shumicë votash. /Start/
2012-09-03 12:26