E Hënë, 2 Nëntor 2026

Chrome “vjedh” përdoruesit e Internet Explorer



Shfletuesi i ri i internetit nga Google, Chrome, që pas prezantimit të tij para një jave, po grabit grabit me sukses pjesën e tij të tregut, por siç bëjnë të ditur analistët, gjithçka po bëhet në llogari të Internet Explorer nga Microsoft.
Sipas të dhënave të kompanisë Net Applications, Chrome vetëm gjatë 24 orëve ka arritur të grabisë 1 për qind të tregut të shfletuesve të uebit që është një e dhënë mjaft e rëndësishme. Megjithatë, gjatë javës pjesëmarrja e tij është ndalur në shifrën 0.7 për qind. Humbësi më i madh gjatë javës së kaluar Microsofti, dhe shfletuesi i tij Internet Explorer, i cili ka humbur 1.4 për qind të pjesëmarrjes dhe aktualisht sipas të dhënave të Net Aplications mban 71 për qind të tregjeve. Sa i përket adresave të tjera, pjesëmarrja e Firefoxit është rritur me 0.3 për qind dhe aktualisht përbën 19.8 për qind, ajo e Safarit nga Apple përbën 6.7 për qind, ndërsa Opera 0.75 përqind. Që të tre shfletuesit kanë shënuar rritje të pjesëmarrjes në treg, mirëpo sipas të dhënave të Net Aplications, në dëm të Internet Explorerit ku ka përfituar edhe Chrome.

11 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›