E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrot e pasurive të krimit, Agjencia e Administrimit llogari te Krimet e Rënda

Tiranë, 4 gusht, NOA Pasuritë e sekuestruara të krimit, të cilat do të konfiskohen nga Agjencia e Administrimit, do ti raportohen më tej Gjykatës për Krime të Rënda, bashkë me listën e administratorëve të tyre, punonjës të kësaj agjencie.

Ky proces është përcaktuar sot me vendim të posaçëm qeverie, i cili përcakton gjithashtu se kjo agjenci detyrohet me ligj që brenda datës 30 dhjetor të çdo viti, të raportojë mbi procesin e administrimit të të gjitha pasurive të sekuestruara e të konfiskuara, në zbatim të ligjit të hartuar vjet Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë, i njohur ndryshe edhe si ligji Antimafia.

Ndër të tjera, duke sqaruar kompetencat dhe funksionimin konkret të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, vendimi i ri i qeverisë përcakton që administratorët e saj të zgjidhen nga gjykata, sipas listës së paraqitur nga kryeadministratori.

Pagesa e tyre dhe administrimi i pasurive, i caktohet kësaj agjencie me ligj apo me një akt tjetër nënligjor dhe miratohet, rast pas rasti, nga ministri i Financave, pas propozimit të kryeadministratorit. Ndërkaq, pagesa e personave të tjerë, të punësuar në agjenci, përcaktohet nga ministri i Financave, në përputhje me organikën dhe strukturën e miratuar nga kryeministri, përcakton më tej ky vendim.

Në fund, theksohet fakti se kontratat e lidhura me administratorët e pasurive dhe personat ndihmës, vijojnë efektet ligjore deri në përfundimin e tyre dhe me përfundimin e afateve, zëvendësohen.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/28120-sekuestrot-e-pasurive-te-krimit-agjencia-e-administrimit-llogari-te-krimet-e-renda-","title":"Sekuestrot e pasurive të krimit, Agjencia e Administrimit llogari te Krimet e Rënda ","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›