SHBA: "Gerdeci", jo financimi yne
Edison Kurani
Qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, nuk e ka ndihmuar Ministrine e Mbrojtjes per cmontimin e municioneve ne zonen e Gerdecit, ku fundjaven qe kaloi u regjistruan te pakten 12 te vdekur, ndersa 11 te tjere rezultojne te zhdukur. Reagimi zyrtar erdhi dje, pasdite, permes Ambasades se Shteteve te Bashkuara ne Tirane. "Kemi vene re se disa agjenci lajmesh gabimisht kane raportuar se ne depon, ku ndodhen nje numer shperthimesh, me 15 mars, ishte ne proces nje projekt per cmontim te armeve financuar nga Qeveria e SHBA", veren komunikata, duke shtuar: "Do te donim te qartesonim se Qeveria e Shteteve te Bashkuara nuk e ka ndihmuar Ministrine e Mbrojtjes per cmontimin e municioneve ne kete baze magazinimi".
Me tej, deklarata sqaron se "megjithese Qeveria e SHBA ka bashkepunuar me pare ne menyre te suksesshme me Ministrine e Mbrojtjes per nje sere projektesh shkaterrimi armesh, aktualisht nuk ka projekte te tilla te perbashketa ne Shqiperi". Komunikata ndalet dhe ne kompanine amerikane qe ka kryer cmontimin e predhave ne dalje te Tiranes. "Me sa kuptojme nga nje deklarate qeveritare e dates 15 mars, Qeveria e Shqiperise kishte kontraktuar me nje kompani private amerikane, Southern Ammunition Company, Inc. (SACI) nga Karolina e Jugut, per te ndihmuar per cmontimin e municioneve ne kete depo. Kontrata nuk financohet nga Qeveria e SHBA", perfundon sqarimi zyrtar.
Ambasada e SHBA jep nderkohe hollesi per ndihmen qe u ka dhene autoriteteve shqiptare pas tragjedise se te shtunes ne Gerdec. Ajo permend faktin se brenda tre oreve nga shperthimi, siguroi per qendren e trajtimit te traumave ne Spitalin Ushtarak medikamente me vlere 1000 dollare, te blera me fondet e USAID-it. Eksperte amerikane per menaxhimin e krizave po asistojne Ministrine e Brendshme, kurse nje skuader me dhjete anetare, ne pension, te Forcave Speciale te Ushtrise se SHBA me pervoje te gjere ne shkaterrimin e municioneve shperthyese dhe ne mbeshtetje per emergjenca mjekesore dhe operacionale, ofruan ndihme per Ministrine e Mbrojtjes ne vendin e shperthimit, duke mbeshtetur ngritjen e Qendres Operacionale, qendres se medias dhe spitalit fushor, si dhe duke ndihmuar ne bashkerendimin e operacioneve ne vend. Ambasada thote se po konsultohet me Qeverine e Shqiperise se cfare ndihme shtese mund te nevojitet.