E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Vota irlandeze për traktatin e Lisbonës i jep hov të ri ëndrrës shqiptare për rikthim në familjen europiane të vlerave të përbashkëta

Kryeministri Berisha uron Kryeministrin irlandez Z. Brian Cowen për votën në referendumin mbi Traktatin e Lisbonës


Kryeministri Berisha i dërguar një mesazh urimi Kryeministrit të Republikës së Irlandës, Z. Brian Cowen, miqësore për votën me anë të së cilës qytetarët e Irlandës miratuan në referendum Traktatin e Lisbonës. Në këtë mesazh shkruhet: “I nderuar zoti Kryeministër, Kam kënaqësinë e veçantë që në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare t’ju shpreh juve dhe qeverisë suaj përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të ngrohta e miqësore për votën plebishitare, me anë të së cilës qytetarët e Irlandës miratuan në referendum Traktatin e Lisbonës, në një demonstrim spektakolar të përkrahjes dhe mbështetjes që ata i japin procesit të reformimit dhe konsolidimit të mëtejshëm të një Bashkimi Europian gjithnjë e më solid, efikas e më pranë nevojave të qytetarit. Kjo ditë e madhe për vendin tuaj shënon njëkohësisht një fitore historike për mbarë Europën pasi ajo i hap rrugën vazhdimit të procesit jetik të reformimit e modernizimit të mëtejshëm të BE-së, për të përballuar sfidat e shekullit të njëzetenjëtë. Por me votën e tyre të lirë, kombi mik irlandez dërgoi gjithashtu një mesazh të qartë kundër euroskepticizmit, duke i dhënë një hov të ri ëndrrës dhe përpjekjeve të vendit tim, Shqipërisë dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë për rikthim e ribashkim me familjen europiane të vlerave të përbashkëta. Për këtë mesash shqiptarët ju mbeten përherë mirënjohës. Më këtë rast, më lejoni zoti Kryeministër, t’ju ripohoj dëshirën time që t’ju pres në Tiranë në kohën më të përshtatshme për ju, si edhe sigurimet e konsideratës sime më të lartë.


Juaji, Sali Berisha”

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›