Edvini sheh ëndrra me Ahmedinexhadin, nxjerr Ballën që t’u japë zemër protestuesve – u lutet për azot Ngjelës dhe Ndokës
Socialistët kanë zbuluar sot modelin e tyre të protestave, por personazhi të cilit duan t’i ngjasojnë është mullah Ahmedinexhad dhe metodat e tij uzurpatore të marrjes së pushtetit. Gjatë një deklarimi halucinant, Taulant Balla, në emër të Edvinit ka përsëritur sot se i mbeten refrenit politik “kot, kot...bojkot” dhe se këtë vendim s’kishte asnjë izolim ndërkombëtar që do ta rishikonte. "Sali Berisha duhet ta ketë të qartë se nëse pretendon se është Kryeministri i një mazhorance legjitime, në asnjë rrethanë, në një vend demokratik, nuk mund të pengojë opozitën në hetimin dhe zbardhjen e të vërtetave që ndodhen në kuti, ka deklaruar Balla. Gjithçka që ne kërkojmë është transparenca, hetimi, dhe administrimi i të gjitha materialeve zgjedhore që janë në kuti, si lista, procesverbale apo edhe fletët e votimit. Komisioni hetimor për zgjedhjet nuk do të zëvendësojë gjykatën pasi nuk mund të marrë vendime për rezultatin e zgjedhjeve", deklaroi Taulant Balla. E ardhmja europiane është në rrezik sipas Ballës, për aq kohë sa zgjedhjet në Shqipëri shoqërohen me incidente si në Iran”, tha ai. Në PS gjendja është bërë e paadministrueshme veç 6 ditë para mbajtjes së një proteste kombëtare, e cila rrezikon t’i kthehet Edvinit në bumerang dhe t’u japë oksigjen kundërshtarëve të linjës Blushi-Malaj, të cilët do kishin një argument shtesë për të thyer vendimin e bojkotit, pasi do të dukej se edhe qytetarët nuk i përkrahin linjat ekstreme të politikës. Edhe më herët, tezat e protestave janë artikuluar në PS, por ato dështuan gjatë fushatës elektorale e do të dështojnë duket megjithë azotin që po i jepet aksionit politik nga Spartak Ngjela, Nard Ndoka a ndonjë tjetër.
...