E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Votat nekuti, PS ti drejtohetStrasburgut

TIRANE-Opozita le ta ngrejë te ri Komisioni Parlamentar Hetimor për Zgjedhjet, le të ketë shumicën, por po dëshiroi të lexojë votat, le ti drejtohet Strasburgut.

Kështu vlerësoi sot Kryeministri Sali Berisha sot në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike, ku nuk la mangut dhe komentet për ndeshjen e finales së Botërorit, Afrikë e Jugut 2010.

Kreu i qeverisë pasi iu referua Rezolutës për Integrimin e Shqipërisë që u votua pak ditë më parë nga Parlamenti Europian, garantoi se do të zbatojë rekomandimet që janë në të. “Rezoluta ishte e qartë dhe angazhohem për zbatimin e saj”.

Berisha theksoi se është gati të ngrejë komision hetimor të ri për hetimin e zgjedhjeve të qershorit te vitit të kaluar, ku propozon që opozita të ketë shumicën në këtë komision. Por, sa i përket votës, brenda në kutitë e votimit, Berisha përsërit se kjo nuk i takon ta caktojë ai si kryeministër por Gjykatat.
“Komisionin po të duan, le ta ngrenë prapë, le ta kenë shumicën. Unë nuk kam kundërshtim të lexohet dhe vota, por kjo në bazë të ligjit të Gjykatës Kushtetuese. PS le ti drejtohet Gjykatës, në rast tjetër edhe Gjykatës së Strasburgut”.

Sipas Berishës, kjo vështje duhet zgjidhur shpejt dhe mirë, pasi po afrohen zgjedhjet lokale dhe shoqëria shqiptare, sipas tij duhet të mbyllë cështjen e 28 Qershhorit dhe më pas tu drejtohet sërisht kutive të votimit, këtë radhë për zgjedhjet lokale. “Uroj, shpresoj, besoj që të arrijmë të fillojmë punën për zgjedhjet e ardhshme. Le të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme si një shoqëri e mirë që jemi”.

Finalja e Botërorit
Kryeministri Sali Berisha dhe në këtë mbledhje qeverie komentoi ndeshjet e Botërorit, Afrikë e Jugut 2010. Sipas tij, edhe pse në finale nuk kishte skuadrën e tij të zemrës, ndeshja e mbrëmshme për Kupën, ishte madhështore me një fitues dhe humbës dinjitoz. “Ky kampionat pati ndeshje të mëdha, disa prej tyre ndër më të shkëlqyerat në historinë e futbollit. Por, ajo mbrëmë, ishte një ndeshje e shkëlqyer, Spanja fitoi me dinjitet të plotë, Holanda humbi me dinjitet të plotë, por askush nuk mund të thotë se Spanja nuk e meritoi fitoren, por askush nuk mund të thotë se Holanda nuk humbi. Të dyja ishin në lartësitë më të mëdha që ishte parë ndonjëherë”, tha Berisha që më shumë se njëherë historinë e zgjedhjeve të 28 Qershorit e ka alufuar me ndeshjet e këtij Botërori.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera PS: Berisha të harrojë djegien e fletëve të votimit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›