E Diel, 1 Nëntor 2026

Parada gay, Berisha: Spahiu, jo përgjigje mbretërore

Kryeministri Berisha e ka cilësuar deklaratën e Zv.ministrit të mbrojtjes Ekrem Spahiu për zhvillimin e paradës së homoseksualëve në Tiranë si përgjigje aspak mbretërore.
 

Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha theksoi se Tirana është qytet i tolerancës dhe Shqipëria vend i lirive të garantuara.
 

"Orientimi seksual është një realitet sa vetë lashtësia, realitet që ekziston pavarësisht nga besimet apo bindjet politike. Tirana është një qytet i tolerancë dhe i qëndrimeve të garantuara” ka theksuar Berisha ndërsa ka shtuar se pavarësisht asaj që kanë thënë aleatët e tij, asnjë parti nuk ka dajakun në platformë.


Ai ka theksuar se në asnjë rrethanë nuk ka çështje që mund të pranohet intolerancë. “Ky është një vend i lirë ku njerëzit duhet ta ndiejnë veten të lirë me qëndrime dhe bindje të ndryshme të përcaktuara në kuadrin ligjor të vendit” ka shtuar më tej Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›