E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Wammen: Qëndrimi i Spahisë për Van den Dool, terësisht personal

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Ministrin për Cështjet Evropiane të Danimarkës zotin Nicolai Wammen.
 

Kryeministri Berisha i shprehu zotit Wammen kënaqësinë për vizitën e tij duke vlerësuar atë si një shenjë miqësie në kohën kur Danimarka kryeson Presidencën e BE-së . Kryeministri falenderoi ministrin danez për mbështetjen dhe ndihmën që Danimarka i ka dhënë Shqipërisë në 20 vitet e rrugëtimit drejt demokracisë si dhe mbështetjen e pakursyer për anëtarsimin në NATO dhe liberalizimin e vizave.
 

Ministri Wammen gjithashtu shprehu kënaqësinë për vizitën duke theksuar se si qeveria daneze ashtu edhe kombi danez e cmojnë miqësinë e gjatë dhe të fortë midis të dy vendeve. Ai vlerësoi lart rolin e Shqipërisë për stabilitetin dhe paqen në rajon. Zoti Wammen shprehu angazhimin e Presidencës daneze për prespektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perendimor duke theksuar se Danimarka mbështet integrimin e Shqipërisë.
 

Në vijim të interesit të ministrit danez Wammen për reformat e ndërmarra dhe zbatimin e tyre si kusht i rëndësishëm për avancimin e Shqipërisë drejt BE-së, Kryeministri pasi theksoi se procesi i integrimit për Shqipërinë duhet të jetë i bazuar në meritë dhe përmbushjen e 12 prioriteteve, i bëri atij një ekspoze të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare në ekonomi, në adoptimin dhe zbatimin e kornizës ligjore të nevojshme për integrimin evropian, në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në mënyrë të vecantë Kryeministri u ndal tek reforma zgjedhore, ajo e rregullores së Prlamentit dhe ajo në drejtësi. Ai u shpreh se pas bllokimit më shumë se 2 vjecar tashmë puna midis mazhorancës dhe opozitës i është kthyer normalitetit. Kryeministri theksoi se ndërkohë që janë miratuar ligjet me shumicë të cilësuar të kërkuara në 12 prioritetet, po bëhen të gjitha përpjekjet për përmbylljen me sukses të reformës zgjedhore bazuar plotesisht ne rekomandimet e OSBE / ODIHR , asaj parlamentare etj.
 

Në lidhje me luftën ndaj korrupsionit, kryeministri nënvizoi rëndësinë themelore që ka heqja e imunitetit për zyrtarët politikë dhe gjyqtarët dhe shprehu vullnetin e palëkundur për heqjen sa më shpejt të tij.
 

Në takim u diskutua edhe për cështjen e zgjedhjes të ardhshme të Presidentit të Republikës. Kryeministri e siguroi ministrin Wammen se zgjedhja e Presidentit do të behet me konsultime dhe në zbatim të plote te germes dhe frymes të Kushtetutës.
 

Ministri Wammen e falenderoi kryeministrin për ekspozenë,vlerësoi zhvillimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë, reformat e ndërmarra si dhe u shpreh se puna duhet të vazhdojë për përmbushjen e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga procesi o integrimit.
 

Në takim Ministri Wammen ngriti cështjen e deklaratës së fundit të bërë nga Kryetari i Patrisë Lëvizja e Legalitetit dhe zëvëndësministëri i Mbrojtjes zoti Ekrem Spahia për ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në vendin tone zoti Henk Van den Dool. Kryeministri theksoi se kjo deklaratë është një qëndrim krejtësisht personal i zotit Spahia dhe tërësisht i papranueshëm e që nuk shpreh qëndrimin zyrtar dhe vlerësimin më të lartë të qeverisë shqiptare për rolin dhe kontributin e ambasadorit të Mbretërisë së Vendeve të Ulta si përfaqësues i një vendi mik sic është Mbretëria e Bashkuar ndaj të cilës ka një mirënjohje të thellë për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›