Vajza me gjysmë trupi merr pjesë në olimpiadën e notit

Vajaza me gjysëm trupi
Fotoja që shihni në krah nuk është montazh, por është e vërtetë. Vajza quhet Qian Hongyan nga Zhuangxia e Kinës, e cila u aksidentua në moshën 3-vjeçare, ku mjekët i prenë këmbët.
Atëherë, jeta e saj mori fund edhe pse jetonte, u shpreh familja e saj që me aq dhimbje shihte vajzën e tyre.
Vajzës iu vendos një gjysmë top basketbolli si protezë për trupin e saj, e cila do ti shërbente si këmbë për ta ndihmuar të lëvizte pasi familja e saj nuk mund të përballonte shpenzimet për proteza moderne.
Ajo lëviz me topin dhe te duart përdor dy mbajtëse druri. Ajo ka lëvizur gjithandej, madje dhe në shkollë.
Ajo do të marrë pjesë në paraolimpiadën e notit në Londër, të këtij viti.
Pasi gjendja e vajzës u përhap gjithandej, tërhoqi vëmendjen e Ministrisë së Sigurimit Publik në Kinë si dhe Qendrës së Kërkimeve Rehabilituese.
Ata arritën që të sigurojnë për vajzën Qian, një palë këmbë proteze të duhura, por ajo ende thotë se i pëlqen të përdorë topin basketbollit nga koha në kohë pasi ai është më i lehtë për të që të futet brenda në pishinë dhe të dalë prej saj. /E.L/