E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, arrestohet shqiptari, trafikonte drogë

Arrestim në Itali, foto arkiv

Një 27-vjeçar shqiptar u ndalua nga policia e San Colombano në Itali pasi u kap me kokainë.

U identifikuan 32 persona si klientë, mes tyre studentë, punonjës dhe qytetarë të thjeshtë të cilët paguanin 50 euro për gjysmë gram kokainë që blinin tek shqiptari.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën disa doza kokaine të bëra gati për tu shitur, ndërsa u gjetën tre telefona celularë ku në mesazhe përmbajtja kryesore ishte ajo për tregtinë e drogës. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›