E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, PS tryezë për bujqësinë

Partia Socialiste ka zhvilluar një tryezë në rrethin e Elbasanit, ku ka diskutuar për problemet dhe vështirësitë në sektorin bujqësor e rural. Agron Duka, kryetari i Grupit për Zhvillimin Rural në Partinë Socialiste, është shprehur se bujqësia po përballet me një sërë vështirësish.

Sipas tij, tipi i bujqësisë tradicionale që praktikohet sot, i ka ezauruar mundësitë  për të pasur një zhvillim të harmonizuar me faktorë të tjerë strategjikë,  si turizmi, infrastruktura, tregtia e lirë me rajonin e BE-së e të tjerë. Shqipëria duhet që të orientohet drejt një zhvillimi ë një bujqësie intensive, të kooperuar ndërmjet fermerëve, karakteristike për vendet me pak tokë në kushtet mesdhetare. Kjo rrugë shërben për të rritur konkurrueshmërinë e prodhimit bujqësor.

Për të kapërcyer këto vështirësi, Partia Socialiste,  kur të vijë në pushet do të pesëfishojë buxhetin në sektorin e bujqësisë. Gjithashtu, do  të jetë e angazhuar për uljen e TVSH-së për plehrat kimike, makineritë bujqësore, uljen e TVSH-së në 10 % për farëra dhe materialet mbjellëse, heqja e akcizës së naftës e të tjerë.

Gjatë fjalës së tij, Duka i ka bërë thirrje ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu, që të rishikojë edhe një herë çështjen e dhënies me qira të pyjeve, pasi militantë të PD-së apo LSI-së po zaptojnë tokat pyjore në mënyrë abuzive.

Gjatë kësaj tryeze janë ngritur shqetësime të ndryshme që kanë lidhje me bujqësinë dhe vështirësitë që po hasin fermerët mbi shitjen e produkteve vendase. / Bardha Nergjoni

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›