E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Dakort per hapjen e dosjeve, jo me kete ligj

Levizja Socialiste per Integrim eshte per hapjen e dosjeve, por nuk mund te pajtohet me ligjin e miratuar ne Kuvend disa dite me pare nga maxhoranca. Kryetari i LSI-se, Ilir Meta, tha dje se dosjet duhet te behen publike per te gjithe, sepse vetem ne kete menyre realizohet transparenca. Gje e cila, sipas tij nuk garantohet ne ligjin e ri. Kreu i LSI-se, mohoi akuzat se deputetet e partise se tij bashkuan votat me PD-ne, per kete ligj. "Asnje nga deputetet e LSI-se nuk ishte prezent ne miratimin e ketij ligji", siguroi Meta. Sipas tij, ligji eshte bere teme e manipulimit politik sepse politika aktuale nuk ka vullnet per transparence dhe ajo realizohet me nje ligj me te gjere ku kerkohen ndryshime. Por nga ana tjeter ka qene Vasili ai qe ka mohuar ankimin ne Kushtetuese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›