E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, mungesa e internetit bllokon procesin në 3 komuna të Elbasanit

Në tre komuna të rrethit të Elbasanit nuk aplikohet për kartat e identitetit. Mungesa e internetit ka krijuar anomali përsa i takon procesit, problem për të cilin qytetarët nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje se kur do nis ky proces. 

ELBASAN- Situatë problematike në lidhje me procesin e aplikimit për karta identiteti në disa komuna të rrethit të Elbasanit. Edhe pse zgjedhjet po afrojnë në disa prej komunave të këtij rrethi nuk ka filluar ende procesi i aplikimit. Sipas burimeve lokale të këtij rrethi bëhet e ditur se shkak për këtë situatë është bërë mungesa e linjës së internetit që mesa duket nuk ka mbërritur ende në këto komuna.
Kështu problematike paraqitet komuna Gjergjan, ku ka mëse dy ditë që në këtë komunë nuk aplikohet. Gjithashtu e njëjta situatë qëndron edhe në komunat Mollas dhe Kolonjë, ku qendrat e aplikimit nuk janë të hapura për shkak të mungesës së internetit. Dhe pse kjo situatë paraqitet problematike, ende nuk është marrë ndonjë masë për të. Qytetarët të cilët janë të interesuar për nisjen e këtij procesi shprehen se s’kanë ndonjë përgjigje se kur do të nis ky proces. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›