Berisha: Zgjidhni mes alternatives sime dhe Rames
Ne takimet e zhvilluara dje ne Qarkun e Durresit, Kryeministri Sali Berisha ka kerkuar nga qytetaret zgjedhjen mes alternatives se tij qe ka sjelle zhvillimin dhe alternatives se kreut te PS-se, Edi Rama qe kerkon te zhbeje cdo arritje. Ne takimin e paradites dje ne Rashbull dhe ne zonen e Kenetes ne Durres, Berisha tha se cdo gje qe ka bere gjate jetes se tij e ka bere ne interes te kombit. “Miqte e mi, me 23 qershor ju zgjidhni midis dy modeleve, modelit tuaj, modelit te Sali Berishes, i cili eshte modeli juaj, i njeriut i cili njelloj si ju beson tek djersa e ballit, beson tek puna dhe perkushtimi, i njeriut i cili gjithe jeten eshte perpjekur sic jeni perpjekur ju, te perkushtohet,te punoje i palodhur, te beje gjithcka per me te miren e qytetareve, qe ju ka sherbyer si mjek, ju ka sherbyer si politikan. Modeli yne eshte modeli i vlerave”,- u shpreh Kryeministri. Kryeministri tha gjate fjales se tij se ai beson njelloj si gjithe qytetaret tek familja dhe puna. Ndersa ka sjelle ne vemendje dhe modelin e kundershtarit te tij politik ne keto zgjedhje. “Sali Berisha njelloj si ju, beson tek familja e tij, beson tek qytetaret e tij. Cili eshte modeli tjeter, miqte e mi? Modeli tjeter eshte modeli i njeriut qe 270 dite ne vit nuk shkelte ne zyren e punes. Modeli tjeter eshte modeli i njeriu te deshtuar, i nje buri aventurier qe ndahet dhe martohet me gra sa here vijne zgjedhjet, per qellime elektorale. Modeli tjeter eshte modeli i nje njeriu qe zhvillon ne familje gjyqe me akuza nga me te tmerrshmet dhe te paverteta ndaj familjareve te tij”, - tha Kryeministri. Berisha ka sjelle ne vemendje te qytetareve dhe ceshtjen e pasurise dhe dallimin mes tij dhe kundershtarit. “Modeli tjeter eshte modeli i cili fsheh dhe nuk deklaron pasurite. Ne rast se Sali Berisha 20 vjet ne politike, njesoj si ju ka nje apartament 120 metra katror dhe asnje meter katror me shume, ka qene President eshte Kryeminister tani. Cili eshte modeli i shokut te autobusit mavi? Eshte nje vile 57 metra e gjate, nje vile mbi shpine dhe asnje qindarke per te deklaruar se me se i ka ndertuar. Fshehja e pasurive ne nje kohe kur kam deklaruar cdo qindarke te fituar ne 20 vjet me punen time, me rrogen time”,- shpreh Berisha. Kryeministri ka sjelle ne vemendje dhe qendrimet per ceshtje te ndryshme qe ka mbajtur Rama ne lidhje me interesin e kombit. “Modeli i Sali Berishes eshte modeli juaj, i dashurise per vendin, i respektit per vendin dhe i qendrimit per vendin. Ne cdo rrethane ne se bashku qendruam ne anen e drejte, kaluam veshtiresi, kaluam luftera, por kombi sot eshte i lire, secili prej nesh dha kontributin e tyre, por cili eshte modeli tjeter? Modeli tjeter eshte ai i vendosjes ne qafe te celesit te arte Goran Bregovicit, kengetarit te himneve te masakrave te serbeve mbi shqiptaret e Kosoves dhe pastaj shkon ne Kosove dhe u thote: “Juve Sali Berisha u duket Skenderbe”. Jo zoti Rama, Sali Berisha nuk ju duket Skenderbe atyre, por ata nuk mund ta kuptojne kurre, se si ti i vure celesin e arte te kryeqytetit te Tiranes Goran Bregovicit”,- u shpreh kreu i qeverise.
DEKLARATA
“Modeli Rama”
Kreu i qeverise tha ne Rrashbull, se modeli qe premton kreu i PS-se, eshte i shkaterrimit dhe i njeriut qe mendon vetem per nje grup njerezish. “Ne krahun tjeter, ju keni nje politikan qe gjithe diten flet per shkaterrim, flet per hekura burgjesh e hekura arrestimesh, keni nje njeri i cili ka faktuar se c’jane per te vlerat e familjes, qe i nderron grate cdo dy vjet, sipas oportuniteteve, keni nje njeri qe niset drejt karriges se larte te ekzekutivit me nje vile 57 metra te gjate dhe nje pallat ne shpine dhe nuk tregon nje qindarke se me se po i nderton ato, nje njeri i cili per interesa te veta bllokoi dhe mori peng nje vit statusin e vendit kandidat, nje njeri qe per interesa te karriges se tij i vuri flaken institucioneve dhe donte te vinte ne pushtet me dhune, nje njeri i cili ka grumbulluar rreth vetes nje grup miliarderesh, vetem e vetem per t’i fryre e pasuruar me tej ata ne kurrizin tuaj, nje njeri i cili ju parashtron sot dogmat e regjimit te shkuar, qytetaret pa taksa”,- u shpreh Berisha.