Berisha-administratës: Ju pushoj nga puna po nuk treguat punëtorët e familjes
Kryeministri Sali Berisha ka kërcënuar me largim nga puna të gjithë punonjësit e administratës, të cilët nuk do të deklarojnë punëtorët që mbajnë në shtëpi, deri më 1 shtator.
"Zyrtari që mban punonjës shtëpiakë të padeklaruar do të largohet menjëherë nga detyra për fshehje të papranueshme dhe trajtim skllavëror të një individi. Afati për t‘i regjistruar ata është data 1 shtator dhe ai që nuk i regjistron përtej kësaj date nuk do të qëndrojë më në administratë, pasi do të konsiderohet jo fshehje pasurie, por edhe më rëndë se kaq. Edhe kur të amendohet ligji për konfliktin e interesit kjo do të përbëjë konfliktin më madhor", u shpreh Kryeministri në mbledhjen e djeshme të qeverisë. Ndërsa për personat e tjerë, jo zyrtarë të administratës, të cilët punësojnë punonjës shtëpie, tha Kryeministri, do të aplikohet praktika e modulit. "Për ata që nuk i deklarojnë punonjësit shtëpiakë, do të përpunohet moduli. Moduli do të thotë që ata, me deklarim apo anonimat, do ta paguajnë punonjësin. Ne ju bëjmë thirrje t‘i deklarojnë", tha Berisha. Sipas tij, për ta është vendosur pagesa minimale 80 apo 100 mijë lekë në vit dhe nuk duhet lejuar që punonjësit shtëpiakë të rrinë pa asnjë kontribut për pensionin.