Universitetet publike, 15 masterat e nivelit të parë
Këshilli i Ministrave ka miratuar dje pa kundërshtime një tjetër paketë masterash të nivelit të parë për Universitetin e Tiranës, por edhe për atë Bujqësor. Dje kanë marrë ‘Ok‘ e qeverisë 7 mastera të nivelit të parë në Fakultetin e Shkencave Sociale të UT-së. Ndërsa janë miratuar edhe 8 mastera të tjerë po të të njëjtit nivel për dy fakultete të Universitetit Bujqësor. Në pritje për të marrë "bekimin" e qeverisë janë edhe një grup shumë i madh masterash të propozuar nga Universiteti i Tiranës, por paraprakisht ata duhet që të "bindin" Ministrinë e Arsimit se i plotësojnë të gjitha kriteret për t‘u dërguar për aprovim.
Në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Ministrave vendosi hapjen në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Sociale, të programeve të studimit master i nivelit të parë, në drejtim dhe administrim arsimi, qeverisja dhe politikat publike, këshillim psikologjik, orientim profesional, punë sociale, filozofi praktike dhe humane, analizë e politikës sociale. Programet e studimeve master i nivelit të parë realizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit. Këto programe studimi e fillojnë veprimtarinë në vitin akademik 2009-2010. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do të përballohen nga buxheti i Universitetit të Tiranës, pa efekte shtesë.
Po kështu, qeveria dje dha pëlqimin edhe për hapjen, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, të programeve të studimit, master i nivelit të parë në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit me drejtimet në teknologji e avancuar në hortikulturë, në mbrojtja kimike dhe fitofarmacia, në biznes blegtoral, në teknologjinë e kultivimit të bimëve, menaxhim mjedisi. Gjithashtu, në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit u miratuan masterat në menaxhim i ndërmarrjeve, me profil menaxhim i ndërmarrjeve të agrobiznesit, në ekonomi dhe agrobiznes, me profil financë kontabilitet, në ekonomi dhe politikë agrare. Edhe në këtë universitet programet e studimeve master i nivelit të parë realizohen me jo më pak se 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit. Këto programe studimi e fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.