Festohet dita e emigrantëve
Qyteti që mbijeton falë punës së të mërguarve ka festuar ditën e emigrantëve. Për rreth tetë orë, sheshi i qytetit të Cërrikut u mbush me mijëra veta në një ceremoni kushtuar rreth 2 mijë të mërguarve të këtij komuniteti prej 15 mijë banorësh, që tashmë jetojnë e punojnë në shumë shtete të botës.
Kjo festë është organizuar nga bashkia e qytetit, ku papunësia shënon jo pak mbi 45 për qind të numrit të përgjithshëm të banorëve.
Festa e emigrantëve është konceptuar në formën e një spektakli të gjatë, që ka filluar në orën 18.00 për të vazhduar deri pas mesnate. Edhe pse rrebeshi i shiut ka ndërprerë prej afro një ore koncertin në shesh, pjesëmarrësit dhe debutuesit janë derdhur sërish aty rreth orës 22.00. Nën drejtimin e aktorit të "Portokallisë", Salsano Rrapi, spektakli ka përcjellë për mijëra shikues këngë të muzikës së lehtë dhe asaj qytetare, pa lënë mënjanë akrobatët e grupit të drejtuar nga mjeshtri i cirkut, Ligor Shaka. Me këtë rast, festës së emigrantëve i janë bashkuar rreth 20 artistë me emër e personalitete publike nga më shumë se 100 të tillë që ka nxjerrë ky qytet i vogël, të cilët janë shpërndarë gati në të gjitha rrethet e vendit dhe jashtë tij. Sipas kreut të bashkisë Arben Uruçi, emigracioni mbetet i vetmi zbutës i varfërisë së këtij qyteti, që papunësia dhe mungesa e perspektivës e kanë shoqëruar egërsisht gjatë gjithë viteve të këtij tranzicioni të gjatë.