PS: MASH indiferente
Tiranë-Partia Socialiste, nëpërmjet kryetares për Median dhe Edukimin, Ledi Shamku ka denoncuar indiferencën e Ministrisë së Arsimit për një sërë çështjesh që shqetësojnë arsimin në vend. “Në kohën që maturantët presin të dalë i munguari Ministër i Arsimit e t’u kërkojë ndjesë për eksperimentet që po bën edhe këtë vit me ta, e ndërkohë që mbi 3.000 mësues të kanosur me pushim të beftë nga puna, presin që t’u kërkojë publikisht falje për trajtimin poshtërues, ai u shfaq papritmas dhe nuk tha as dhe një fjalë të vetme për të tashmen”-theksoi Shamku në një konferencë nga selia rozë.
Ajo ka shtuar se kjo ministri nuk është në gjendje që të unifikojë programet me ato të vendeve të Evropës, duke kundërshtuar kështu deklarimet e ministrit Fatos Beja për këtë çështje. Shamku tha se MASH paska pritur të “mbanit vesh shpalimin e programit të Partisë Socialiste për arsimin, program i cili pas afro tre vitesh përpunimi u çel pikërisht me këtë objektiv jetik për shkollat tona”.