Berisha akuzon ushtarakët për Gërdecin, kërkon pafajësi për Mediun

Kryeministri paralajmëron se do të nisë presionin mbi hetimin e tragjedisë së Gërdecit
Ditën e djeshme kryeministri Berisha në një deklaratë të dhënë për VOA përjashtoi përfundimisht përfshirjen e Fatmir Mediut nga tragjedia e Gërdecit ku u vranë 26 banorë të zonës mes të cilëve bënin pjesë gra dhe fëmijë. Kështu kryeministri i vendit i entuziazmuar nga vizita e suksesshme në SHBA, duket se kërkon të mbyllë implikimin e ministrit të tij të Mbrojtjes Fatmir Mediu nga masakra e famshme e Gërdecit. Ndërkohë që sipas Berishës, është ushtria që duhet të hetohet dhe jo ministri Mediu. Kryeministri i vendit kërkon që përgjegjësitë individuale të tij dhe ish ministrit të tij në përgatitjen e akteve ligjore për të filluar tregtinë e armëve ti transportojë në përgjegjësi të ushtarakëve. Në fakt ekzistojnë të gjithë dokumentacionet që vërtetojnë përgjegjësinë e plotë të Berishës në tragjedinë e Gërdecit dhe të trafikut të armëve. Megjithëse në intervistën e tij Sali Berisha u mundua të largonte përgjegjësinë e Mediut dhe të tijën, nga trafiku i armëve dhe tragjedia e Gërdecit, gjithë baza ligjore për përgatitjen e Gërdecit dhe trafikun e armëve mban firmën e tij, të Mediut dhe të mazhorancës që ka votuar ligjin në parlament. Tashmë duket qartë që në ditët e ardhshme presioni më i madh do të ushtrohet mbi radhët e drejtësisë. Berisha nëpërmjet intervistës të dhënë për VOA paralajmëroi qartë se tashmë trageti i radhës do të jenë prokuroria dhe gjykata, mbi të cilat do të ushtrohet trysni politike. Paralajmërimi është dhënë nga Berisha me miratimin e ligjit të dosjeve, ku viktima e parë ka qenë shefi i grupit të hetimit Zamir Shtylla. Në pyetjen e bërë nga VOA ndaj Berishës, mbi korrupsionin e përhapur dhe hetimin e dy ministrave, duke veçuar çështjen e Gërdecit dhe krijimin e përshtypjes se qeveria po pengon hetimin, kryeministri Berisha u përgjigj duke justifikuar ish ministrin e Mbrojtjes Mediu.
Në qoftë se bëjmë një kontroll në të gjithë historinë e drejtësisë botërore, që nga koha romake e deri sot, nuk gjen një rast të vetëm, me përjashtim të këtij që ndodhi në Shqipëri, që të gjykohen aktet kolektive, në qoftë se shkohet në një absurd të tillë, ku çdo gjë tjetër veç parimit, ka mundësi, atëherë kjo është çështje jo e qeverisë, ka thënë kryeministri. Kryeministri Berisha justifikoi ministrin Basha duke pranuar se përgjegjësia në vendimin e marrë nga qeveria është absolutisht kolektiv. Megjithatë, pavarësisht nga kjo, është kjo shumicë që i ka hequr imunitetin ministrit, në përputhje me zotimin e saj të plotë, se çdo kërkesë e Prokurorisë për heqje imuniteti, do të gjejë miratimin e saj ka thënë Berisha. Për Gërdecin,-ka thënë Berisha,- ka një vit që botohen me qindra e qindra artikuj, nuk kanë qenë në gjendje të faktojnë as edhe me elementin më të vogël të implikimit për korrupsion të zotit Fatmir Mediu. Berisha ka shtuar se,kam qenë i pari, e kam shtyrë dhe kam bërë çdo përpjekje që Prokuroria ta hetojë në mënyrën më të gjithanshme. I kam thënë zotit Fatmir Mediu, që në qoftë se ka një njeri në botë, që ka nevojë të hetohet, je ti. Dhe ka dhënë dorëheqjen. I kemi hequr imunitetin.
Në përgjigjen e dhënë për VOA, kryeministri Berisha u mundua që të kalojë përgjegjësinë e tij mbi ushtarakët duke i akuzuar këta të fundit si përgjegjësit kryesorë të tragjedisë. Ata që paraqitën kërkesën për imunitet, në mënyrë tërësisht sikundër sduhet të ishte, se ky ka anashkaluar ushtrinë, në një kohë kur janë mbi 30 dokumente, ku secili prej tyre ka jo më pak se 4 deri në 6 firma ushtarakësh, ata fyejnë kombin e tyre, fyejnë parimet me të cilat drejtojnë, sepse në një vend të lirë, në një shoqëri të lirë, mund të bësh politikë me këtë mënyrë, por nuk bën dot kurrë drejtësi. Por çfarë ishte çështja? A ishte ushtarake, apo jo? Aq sa është predha ushtarake, aq sa është baroti ushtarak, aq sa është depoja ushtarake, të gjitha këto ishin ushtarake. Pra, u përzgjodh një linjë, e cila vetëm përgjegjësinë nuk e nxjerr. Megjithatë, në qoftë se kemi reaguar, kemi reaguar se ajo ishte një fyerje, ishte një papërgjegjshmëri ekstreme, që mund të bëhej. Të gjithë ishim dakord të hetohej. Por, të spostosh të tjerët, do të thotë të devijosh nxjerrjen e përgjegjësive. Përse? Vetëm e vetëm, se në hierarkinë e tyre, dikush, diku, duhej të dilte krejtësisht i paprekur. Kjo është jashtëzakonisht e dëmshme për hetimin, ka thënë Berisha, duke përcaktuar se linja e re e sulmit të tij do të jenë ushtarakët, ku strategjia do të jetë dënim për ushtarakët, pafajësi për Berishën dhe Mediun.
Email This Klikime: 628