Kapet me droge Sallaku, do e shiste ne Durres

Durrës, 8 Shkurt, 15:05, NOA - Kapet me drogë një i ri në Durrës. Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar thanë se, 34-vjeçari Arjan Sallaku është kapur me 460 gram kanabis sativa.
Sallaku është banor i qytezës së Manzës dhe sipas të dhënave sasinë e bimëve narkotike ai e sillte për ta tregtuar në qytetin e Durrësit.
Ai ndodhej në një fugon që bënte linjën e transportit të udhëtareve nga Manza për në Durrës, kur është ndaluar. Policia ka ndaluar automjetin dhe gjatë kontrollit në të i kanë gjetur Arjan Sallakut, sasinë e drogës, e llojit kanabis sativa.
Menjehëre mbi të kanë rënë pranga dhe 34-vjeçari është dërguar në qelitë e Policisë së Durrësit, ku do të përballet me akuzat.
a.a/NOA