Meta:LSI-ja,forcë e re progresiste

Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë e re progresiste në shoqërinë shqiptare,një forcë për një politikë të re me themele te njerëzit. Kështu është shprehur kryetari i LSI-së Ilir Meta në konferencën e Lëvizjes së Gruas për Integrim që u zhvillua në qytetin e Durrësit. Motoja e LSI-së është gjithëpërfshirja dhe bashkëqeverisja me të gjithë shqiptarët dhe kjo është arsyeja që kjo lëvizje po rritet dhe po zhvillohet dita ditës u shpreh Meta. Sipas tij zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë fitore për LSI-në që do ti japin fund problemeve dhe varfërisë së shqiptarëve.