E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Edi Rama është mizor në kontrollin e mediave

Kryeministri: Administrata e Presidentit Obama, marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë
Duke e cilësuar si të shkëlqyera marrëdhëniet me shtypin, kryeministri akuzoi kreun e PS, Edi Rama për presion ndaj gazetarëve. Në qoftë se përpara administrata kishte qindra procese ndaj gazetarëve, në qoftë se përpara kontrollonte mediat në tërësi, sot, shihe kryetarin e opozitës; është mizor në kontrollin e tre mediave. Njërës i jep hyrjen e Tiranës, tjetrës i thotë se do të jesh në krye të listës së deputetëve, do të bëhesh ministre etj. Pra i kontrollon në mënyrë barbare, ka thënë kryeministri Berisha në një intervistë për VOA. Ndër të tjera, gjatë kësaj interviste janë prekur çështjet më problematike që kanë shoqëruar qeverisjen e tij si korrupsioni, Gërdeci, sigurimi i zgjedhjeve të lira, marrëdhëniet me drejtësinë dhe median, Ligjin e Dosjeve dhe e ardhmja. Berisha ka mbrojtur fortë luftën e tij kundër korrupsionit, duke dhënë shifra për abuzuesit e pushtetit, sot të arrestuar. Edhe marrëdhëniet me drejtësinë Berisha i përshkuan si të shkëlqyera. Unë i mbajta të gjitha premtimet, që u bëra shqiptarëve kur erdha në pushtet, ka vijuar kryeministri shqiptar. Në lidhje me zgjedhjet e reja Berisha argumenton se Shqipëria po përgatitet për zgjedhjet më të lira dhe të ndershme se ndonjëherë, duke rreshtuar arritjet në këtë drejtim dixhitalizimi i regjistrit civil, sistemi i ri i adresave, pajisjen me dokumente identifikimi, Kodi i ri Zgjedhorë e të tjerë. Në lidhje me çështjen e hetimit të dy ministrave, Berisha vuri në dukje gatishmërinë e maxhorancës për ti hequr imunitetin ministrit Basha.

Zoti Kryeministër, pas pjesëmarrjes tuaj në Mëngjesin e Lutjeve dhe takimit të takimit me Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton, me çfarë mesazhi po ktheheni në Shqipëri?
Po, është e vërtetë këtë takim do ta quaja të shkëlqyer, shumë të ngrohtë dhe miqësor, me një mirëkuptim të plotë mbi të gjitha çështjet që u diskutuan. Mesazhi është që, me administratën e Presidentit Obama, marrëdhëniet me Shqipërinë do të jenë të shkëlqyera dhe do të njohim zhvillime dhe dimensione të reja. Unë mund të them, se në të gjithë takimin me Sekretaren e Shtetit u diskutua për Shqipërinë, si për një vend për të cilin njohuritë ishin shumë të mëdha dhe si për një vend, për të cilin, ndjenjat ishin më miqësore, pra të krijohej përshtypja se je në vazhdim të një takimi të mëparshëm. Ky është mesazhi që edhe unë ia shpreha Sekretares Clinton, se ishte një nder shumë i veçantë, që isha kryeministri i parë që e takoja, sikundër e sigurova, se asnjë komb tjetër nuk është gëzuar më shumë se kombi shqiptar, për emërimin e saj në atë detyrë.

Shqipëria sot ndodhet përpara disa momenteve madhore. E kam fjalën, pas disa muajsh Shqipëria pritet të anëtarësohet në NATO, vendi ndërkohë ndodhet përpara zgjedhjeve, që janë vlerësuar si jetike këtë herë. Po ashtu, është një moment tjetër që u diskutua me sekretaren Clinton, çështja e ligjit aq të debatueshëm kohët e fundit, të pastërtisë së figurave.

Është e vërtetë kjo, por në takim, në të cilin sekretarja shprehu vlerësimin më të lartë për ecurinë dhe suksesin e reformave, u trajtua problemi i zgjedhjeve. E garantova se për mua është një mision. Njeriu ka detyra në punën e tij, por ndonjë prej tyre është madhore dhe është mision. Për mua dhe qeverinë time, këto zgjedhje të lira dhe të ndershme janë më kryesoret, objektivi më madhor dhe i kërkova Sekretares, që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë numrin më të madh të mundshëm të vëzhguesve, se këtë kërkesë ia kam bërë kujtdo, edhe vendeve të tjera. Ku buron ky optimizëm i imi për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm? Atëherë cila është situata sot nga 2007? Diametralisht e kundërt. Janë dixhitalizuar 14 mijë regjistra, pra është kompletuar tërësisht dixhitalizimi i regjistrit civil, ekzistojnë lista të plota dixhitale të votuesve, janë pastruar të gjitha dublimet, është vendosur sistemi i ri i adresave, që po shkon drejt përfundimit, qytetarët shqiptarë po pajisen me dokumente identifikimi më të kohës. Pra, një infrastrukturë të tillë moderne, që Shqipëria se ka patur kurrë më parë. Tjetër, konsensualisht, vendosëm për kodin e ri zgjedhor dhe po kaq në mënyrë konsensuale, zgjodhëm komisionin elektoral. Pra unë jam i bindur, se Shqipëria dhe politika shqiptare do të nderojë në radhë të parë qytetarët e vet, që ata të votojnë si qytetarë të një shoqërie të lirë, por edhe miqtë e tyre kudo në botë.

Një ndër çështjet ishte edhe ligji i pastërtisë së figurave. A ju shqetëson ju fakti se Sekretarja e Shtetit e ngre këtë çështje në takimin me ju?
Jo, ligje për pastërtinë e figurave janë ngritur kudo. Vetëm një gjë mund t'ju siguroj juve dhe shqiptarët, se Sekretarja e Shtetit kishte një vetëdije të plotë për krimet e tmerrshme të kryera në Shqipëri nga regjimi totalitar, krime kundër njerëzimit. Ajo e njihte shumë mirë këtë problematikë. Unë e sigurova dhe u ndamë me mirëkuptim të plotë me njëri-tjetrin, që ky ligj nuk përdoret për të bërë gjahun e kundërshtarëve dhe ne e kemi faktuar këtë me amendimet që i bëmë me kërkesën e opozitës. E dyta, gjithçka do të zhvillohet në përputhje me rregullat e shtetit ligjor dhe në këtë pikë kishte mirëkuptim të plotë. Pra, çështjen nuk e shtron kush, përse Shqipëria (të ketë një ligj të tillë), sepse çështja është më e thellë. Regjimi në Shqipëri ka kryer krimet më të mëdha kundër njerëzimit, se në çdo vend tjetër ish komunist dhe në një mënyrë duhet ndarë me to, problemi është tu përmbahesh të gjitha rregullave të shtetit ligjor.

Ju erdhët në pushtet në emër të luftës kundër korrupsionit dhe bëtë premtime të mëdha në atë kohë. Ndërsa mandatit tuaj të parë po i afrohet fundi, a jeni në gjendje të shkoni para elektoratit dhe të thoni: Po, unë Sali Berisha i mbajta premtimet që ju bëra për luftën kundër korrupsionit?

Absolutisht po dhe me faktet më të pamohueshme. Çfarë thotë Transparency International? Qeveria e Sali Berishës ishte kampione në reformat e saj kundër korrupsionit dhe se këto reforma, Shqipërinë, nga 24 vendet më të korruptuara të planetit, e bënë që të lerë mbrapa 95 vende, të vlerësohet si më e mira në rajon, si ndër 10 vendet më të suksesshme për luftën kundër tij vitin që kaloi. A ka korrupsion? Sërish ka korrupsion. Por a ka një betejë në vazhdim kundër korrupsionit? Absolutisht po. Duke filluar nga janari i këtij viti, Shqipëria bëhet i vetmi vend në planet që ndalon të gjitha format e tjera të prokurimit, përveç prokurimit elektronik. Edhe të tjerë bëjnë prokurime elektronike, por i aplikojnë vetëm pjesërisht, kurse ne plotësisht.

Zoti Berisha, marrëdhëniet tuaja me shtypin, me drejtësinë. A është Sali Berisha siç kritikohet në shtyp, që kërkon ti vejë nën kontroll shtypin dhe drejtësinë?

Marrëdhëniet janë të shkëlqyera. Kjo qeveri i ka krijuar hapësirën më të madhe drejtësisë. Sa zyrtarë të kësaj qeveria janë penalizuar? Sa janë burgosur? Ndonëse flihet mbi dosje të mëdha korrupsioni të qeverisë së mëparshme, dhe janë jo më pak se 400, është kjo qeveri e cila e falënderon drejtësinë, se gjykon dhe se la mënjanë padënueshmërinë, e cila rrënon më shumë se gjithçka tjetër, moralin e një shoqërie. Unë u kam thënë disa herë, publikisht dhe privatisht bashkëpunëtorëve të mi se e keqja e madhe e vendit do të ishte po të mos dënonin. Ata dënojnë në mënyrë asimetrike, dhe natyrisht pushteti duhet mbajtur më përgjegjës. Pra, nuk ka në mënyrë absolute ndërhyrjeje. Cili proces është bllokuar nga kjo qeveri? E kundërta është e vërtetë. Shumica e këtyre proceseve kanë në origjinë dosje të dërguara nga kjo qeveri. Së dyti, mediat. Më thoni, a dini ndonjë vend tjetër, ku administrata të ketë ndaluar padinë civile, apo penale ndaj gazetarëve? Çfarëdo që ata të shkruajnë, çfarëdo që ata të botojnë që administrata të ketë ndaluar, tu kërkojë burimin e informacionit mediave? Ky është standardi që solli qeveria ime ndaj mediave dhe ky standard ka patur një efekt jashtëzakonisht pozitiv në shoqëri. Në qoftë se përpara administrata kishte qindra procese ndaj gazetarëve, në qoftë se përpara kontrollonte mediat në tërë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›