Zgjedhjet, Lesi synon tre deputetë
Kreu i Lëvizjes Demokristiane, Nikollë Lesi, pranon se do të jetë i pari i listës në Qarkun e Lezhës. Partia e Nikollë Lesit është duke përcaktuar listat e deputetëve në 12 qarqe të vendit. LDK-ja do të synojë të fitojë deputetë në Qarkun e Tiranës, në Shkodër dhe Vlorë. Sipas deputetit Nikollë Lesi, "në Qarkun e Vlorës kandidon i pari në listën e LDK-së, pedagogu i Universitetit të Vlorës dhe nënkryetari i LDK-së, Erion Haderi". Ambicia e LDK-së në zgjedhjet e 28 qershorit është që të sigurojë nga rezultati përfundimtar i votimeve të paktën tre deputetë. "Synojmë të fitojmë të paktën tre deputetë", u shpreh Lesi. Ethet parapërgatitore për zgjedhjet e 28 qershorit dhe formulimi i listave të kandidatëve për deputetë ka filluar tashmë.