Berisha anulon vizitën në Maqedoni
Kryeministri Sali Berisha anulon vizitën e paralajmëruar në Maqedoni. Ndonëse udhëtimi drejt vendit fqinj ishte parashikuar të zhvillohej më 26 mars, kreu i Qeverisë ka vendosur të mos shkojë në takimin me homologun e tij, Nikola Gruevski. Qeveria ende nuk ka bërë asnjë njoftim lidhur me shtyrjen e kësaj vizite, por mediat në Maqedoni bëjnë të ditur se kjo ka ardhur për shkak të situatës së tensionuar ndërmjet etnitetit shqiptarë dhe maqedonas, mospranimin e kërkesave të shqiptarëve nga ana e Gruevskit dhe vrasja e katër shqiptarëve ditë më parë nga policia maqedonase. Lajmin e anulimit të vizitës e konfirmoi dje zëdhënësi Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedoni, Petar çulev. "Të dy grupet nga shtetet përkatëse po punojnë për gjetjen e një kohe të përshtatshme për t'u zhvilluar ky takim. Siç po shkojnë punët, në muajin maj nuk do të ketë ndonjë vizitë të Berishës në Maqedoni", tha çulev.