“Evropa rrezikon dështimin, mbroni euron!”
Kancelaria gjermane, Anxhela Merkel, ka alarmuar bllokun evropian mbi të ardhmen e monedhës së përbashkët. “Euro është në rrezik dhe nëse monedha unike do të dështojë, atëherë dështon edhe Evropa”, tha Merkel, duke komentuar në Parlamentin gjerman debatin mbi paketën evropiane kundër krizës. “Kriza e euros është prova më e vështirë për Evropën”, ka shtuar kancelarja, duke kërkuar që vendeve, të cilat shkelin rregullat mbi deficitet publike t’u “hiqet përkohësisht e drejta e votës” në vendimet evropiane. Sipas saj, për Evropën kriza e euros është “ekzistenciale” dhe ka nevojë për të ndërmarrë hapa të qartë për ta kapërcyer. Merkel theksoi se në qoftë se nuk do të kalohet dot kjo krizë, pasojat për Evropën e më tej nuk do të jenë të parashikueshme. “Ajo që po luhet është shkon përtej këtyre shifrave, përtej valutës, bëhet fjalë për ruajtjen dhe mbijetesën e idesë evropiane”, theksoi Merkel.