Investitorët e huaj: Kemi nevojë për taksat e ulëta që të qëndrojmë këtu

Ministri Halimi viziton një prej bizneseve me fason në Durrës
Kandidati Eduard Halimi, gjatë një vizite në një prej bizneseve me fason në Durrës, dëgjon shqetësimin e investitorëve të huaj për rritjen e taksave që propozon Partia Socialiste. Shumë thjesht e me pak fjalë, por edhe shumë qartë, biznesmeni italian Xhuzepe Frankone, shprehu mendimin e tij sa i përket programeve të Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste përkundrejt biznesit. Duke treguar kah kandidati demokrat Eduard Halimi, Frankone tha: “Pa këta njerëz këtu e pa këtë parti, ne jemi asgjë”. Kandidati demokrat, Eduard Halimi tha se “Programi i Partisë Demokratike dhe i kryeministrit Berisha ka në themel punësimin dhe rritjen e mirëqenies, dhe këto vijnë përmes zgjerimit dhe zhvillimit të biznesit”. “Më 23 qershor, vijoi ai, ne do të zgjedhim se si do të qeverisemi, nëse do të qeverisemi nga kryeministri Berisha, që ka në program nxitjen e mëtejshme të biznesit, apo nga Edi Rama, që kërkon të rrisë taksat e të mbysë biznesin. Kuptohet që, nëse taksat këtu do të bëhen siç janë në Itali, ky investitor do të largohet. Ai do të jetë i detyruar të mbyllë fabrikën, ai do të jetë i detyruar të shkurtojë vendet e punës. Ky do të jetë rezultati i asaj që propozon të bëjë Edi Rama, që kërkon të heqë taksën e sheshtë”- tha Halimi. Në këtë pikë, përmes një ndërhyrje të shkurtër, investitori italian Xhuzepe Frankone, i kompanisë Arus shpk, theksoi se ishin pikërisht taksat e ulëta dhe klima e favorshme e biznesit që e solli atë në Durrës.