Berisha bëhet sërish gjysh
Argita lind djalë
Argita Berisha (Malltezi), vajza e Kryeministrit të vendit, Sali Berisha, ka sjellë dje në jetë, fëmijën e saj. Djali u lind në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë dhe lindja sipas mjekëve ishte normale. Djali i cili do të mbajë emrin Arti, zgjedhje e familjes që ka edhe tre vajza, lindi me peshë 3 kilogramë e 300 gramë dhe gëzon shëndet të plotë, pohuan mjekët. Në gjendje optimale është edhe nëna e të voglit, Argita Berisha. Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, kanë shkuar për të parë nga afër fëmijën e sapolindur dhe nënë e saj, i shoqi, Jamarbër Malltezi, si dhe çifti Sali dhe Liri Berisha. (Noa)
#