E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen 10 kallëpe për eksploziv, rezulton të jetë baltë

Hetimet Policia u alarmua dhe evakuoi banorët pas gjetjes së sasisë së dyshuar si tritol

Ngjarja e djeshme, jo vetëm ka prekur të afërmit e viktimave, por ka alarmuar edhe policinë për një sasi të konsiderueshme eksplozivi, duke çuar në evakuimin e gjithë banorëve në pallatet pranë kompleksit “Dinamo”. Ngjarja është bërë më e rëndë, kur është mësuar se në çantë kishte edhe dhjetë kallëpe me eksploziv. Menjëherë janë njoftuar shërbimet e antieksplozivit, ndërkohë që banorët e pallatit, të cilët ishin ende në gjumë, pavarësisht se ora shënonte 09:00 e mëngjesit, janë nxjerrë nga banesat, pasi mendohej se ajo do të shpërthente. Menjëherë është bërë çaktivizimi i saj dhe lënda e dyshuar si tritol është marrë nga ekspertët xhenierë. Më pas, banorët janë lënë sërish të lirë të kthehen në banesat e tyre, ndërkohë që është bërë edhe bilanci i lëndës së dyshuar si eksploziv. Sipas të dhënave të para të policisë, aty ishin dhjetë kallëpe me sasi 50 gramë secila, të cilat ishin të montuara me një kapsollë. Megjithatë, pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ato ishin baltë dhe jo lëndë plasëse. Nga burimet e grupit hetimor mendohet se ai e kishte përdorur këtë sasi më kallëpe për të frikësuar njerëzit, nëse nuk i dilte plani, pasi e kishte ndarë mendjen për të kryer një veprim të tillë. Megjithatë, çështja do të hetohet edhe më tej nga policia, e cila do të marrë në pyetje si familjarët e viktimave, ashtu edhe të njohur të tjerë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›