Rama: Berisha mori vendime korruptive dhe skandaloze në KRRTRSH
Kreu i PS-së denoncon abuzimet dhe pasojat e vendimeve të marra në mbledhjen e KRRTRSH-së
Shaban Sulçe
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i ka cilësuar korruptive dhe skandaloze vendimet e marra dy ditë më parë nga KRRTRSH-ja. Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, Rama ka akuzuar kryeministrin Berisha se është përfituesi kryesor i abuzimeve dhe plaçkitjes që i bëhet Shqipërisë me anë të këtyre vendimeve korruptive. Rama ka bërë skanerin e një pjesë të mirë të vendimeve të marra nga KRRTRSH-ja, ku ka argumentuar dhe ka evidentuar shkeljet e rënda të ligjit si dhe pasojat që do të vuajnë qytetarët shqiptarë, si rezultat i asaj çka ai e quajti plaçkitje në kurriz të Shqipërisë. Rama ka denoncuar miratimin e projektit të ndërtimit në një zonë prej 2750 hektarësh, ndërkohë që sipas tij e gjithë Tirana, brenda vijës së saj të verdhë ka një hapësirë prej 3500 hektarësh. Kreu i PS-së ka denoncuar edhe dhënien e lejeve të ndërtimit në fshatin Selitë, apo pranë territorit të Aeroportit të Rinasit.
Denoncimet
Rama ka denoncuar dje vetëm një të tretën e vendimeve të marra nga KRRTRSH-ja, të cilat sipas tij dëmtojnë rëndë të ardhmen e metropolit të Shqipërisë. Ai renditi vendimin për ndërtimin e banesave 5-7 kate në një sipërfaqe prej 35 hektarësh tokë bujqësore në fshatin Selitë si dhe lejet për ndërtime në sipërfaqe prej 234 hektarësh pranë Aeroportit të Rinasit. Kreu I PS-së theksoi se seriali i denoncimeve të këtyre vendime skandaloze do të vijojë edhe në ditët në vijim. “Vendimet e tjera do t’i trajtojmë në ditët në vijim, me bindjen e plotë se jo vetëm përbëjnë një prej akteve më të turpshme, më të papërgjegjshme, më abuzive në historinë aspak të lavdishme të qeverisjes së këtij vendi, por edhe se janë një arsye shumë e fortë për t´i rezistuar fuqishëm këtij klani në pushtet, i cili me mandatet e grabitura të 28 qershorit kërkon të plaçkitë të gjithë pasurinë e përbashkët të vendit tonë dhe ta kthejë përfundimisht Shqipërinë në një skemë të mbyllur ku fiton pushteti pavarësisht si voton qytetari”, tha Rama.
Plani
Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kryetari i bashkisë së Tiranës ka deklaruar se nuk është ai, por është kryeministri Berisha që mban peng planin e ru për Tiranën. Rama theksoi se kryeministri Berisha ka bllokuar miratimin e këtij plani, ndërsa nga ana tjetër ka nxitur miratimin e vendimeve, prej të cilave ai përfiton financiarisht. “Ndërkohë që qysh në fund të vitit të shkuar Sali Berisha mban në sirtar Planin e ri për Tiranën, i cili parasheh edhe perspektivën e zhvillimit të Tiranës metropol përtej kufijve të sotëm të saj, dhe ndërkohë që qysh se nuk mbahet mend ky kryeministër jo vetëm thellësisht i paditur në çështje të zhvillimit urban, po edhe tërësisht i prirur ndaj vendimmarrjeve me bazë korruptive për territorin, akuzon në tym Bashkinë e Tiranës sa herë hap gojën, me një të rënë të lapsit vendos të ndërtojë në zonën e Vorës aq ndërtime sa çereku i gjithë Tiranës në mungesë të çdo studimi e në kundërshtim flagrant me çdo logjikë zhvillimi ekonomik e social të hapësirës Tiranë-Durrës. Ndërkohë që prej vitesh bën sikur u qan hallin banorëve të kryeqytetit për mungesë gjelbërimi, Sali Berisha ka bllokuar miratimin e Planit tonë të ri për Tiranën metropol dhe, me një tjetër të rënë të lapsit në KRRT-në e djeshme të Republikës, i grabit Tiranës së nesërme dhe fëmijëve të sotëm 75 hektarë gjelbërim të parashikuara në Planin e Ri Rregullues si mushkëria e re e kryeqytetit të Shqipërisë, duke mbushur me ndërtime të gjithë zonën kodrinore deri në buzë të Liqenit të Farkës e duke sakrifikuar edhe hektarë të tërë me ullinj përmes miratimit të një studimi të turpshëm”, tha kryetari i Partisë Socialiste dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
Berisha nis me inagurime fushatën për zgjedhjet lokale
Kryeministri përuron nisjen e punimeve për ndërtimin e rrugës Ballagat-Peqin
Berisha fton banorët që të votojnë për PD-në në zgjedhjet lokale të pjeshme
Për kryeministrin Sali Berisha suksesi në një proces zgjedhor nuk mund të quhet i sigurt, në rast se ai më parë nuk vë në jetë strategjinë e inagurimeve apo përurimeve të veprave publike. Ashtu siç bëri shpesh, pothuajse çdo ditë të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, të njëjtën strategji Berisha përdori dje edhe në komunën e Ballagatit, ku pritet që shumë shpejt të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale, për kreun e kësaj komune. Shefi i qeverisë ka marrë pjesë dje në ceremoninë e inagurimit të punimeve për ndërtimin e rrugës Ballagat-Peqin, një investim i buxhetit të shtetit, që kap shifrën e 150 milion lekëve. Pas ceremonisë, kryeministri Berisha ka kërkuar nga banorët e zonës jo vetëm që të marrin pjesë në zgjedhjet për kryetarin e komunës së Ballagatit, por të mbështesin fuqishëm sipas tij vazhdimin e ndryshimit të madh që po pëson Shqipëria.
Fushata
Në ceremoninë e inagurimit të punimeve për ndërtimin e rrugës Ballagat-Peqin, kryeministri Berisha ka qenë i shoqëruar nga Ministri i Transporteve Sokol Olldashi si dhe nga kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të komunës së Ballagatit, Sherbet Shala, i cili kandidon për këtë post në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen në datën 2 gusht. Pasi ka vlerësuar rëndësinë e këtij projekti, i cili sipas tij do të ndihmojë jashtëzakonisht banorët e zonës, kryeministri Berisha ka kërkuar nga votuesit e komunës së Ballagatit që të mbështesin fuqishëm me votën e tyre projektin e Partisë Demokratike dhe kandidatit të saj për zgjedhjet e pjesshme. “Ju ftoj të merrni pjesë të gjithë në zgjedhjet në komunën tuaj, të votoni për vazhdimin e ndryshimit. Shqipëria ka nevojë për besimin tuaj, për votën tuaj. Unë ju garantoj ju se kjo votë do të shndërrohet në rrugë, ujësjellës, kanalizime, shkolla, qendra shëndetësore, pensione të larta, do të shndërrohet në mbështetjen më të fuqishme që keni njohur ndonjëherë për fermat tuaja dhe për zhvillimin e tyre”, tha kryeministri Berisha.
Mandati
Duke vlerësuar të mirat që do të përfitojnë banorët e komunës së Ballagatit, si rezultat i ndërtimit të kësaj rruge, Berisha theksoi se ndërtimi i kësaj rruge jo vetëm që i shërben projektit të qeverisë për ndërtimin e Boshtit të Jugut, por do ti ndihmojë fermerët për shitjen e prodhimit të tyre bujqësor. “Unë dua të garantoj banorët e Ballagatit se ky është vetëm njëri prej projekteve jashtëzakonisht të rëndësishme për këtë zonë. Dua t’i garantoj se në projektin tonë, infrastruktura moderne për të gjitha fshatrat e kësaj zone, asfaltimi i rrugëve të tyre, ujësjellësit, ndërtimi dhe rindërtimi i sistemit vaditës, janë projekte të tjera të cilat do të vijojnë në Ballagat dhe në mbarë Shqipërinë”, vijoi Berisha. Kryeministri theksoi se mandati i dytë i qeverisë së tij do të jetë mandati i mundësive të mëdha për të gjithë Shqipërinë. “Mandati i dytë është mandati i mundësive më të mëdha në tërë historinë e vendit, është mandati në të cilin ne jemi të bindur se do ta ndryshojmë Shqipërinë në atë mënyrë sa ajo të shkëputet njëherë e përgjithmonë nga prapambetja shekullore që trashëgon. Mandati i dytë është mandati i fytyrës Evropiane të Ballagatit e të mbarë Shqipërisë. Mandati i dytë është mandati në të cilin ne do të bëjmë që qytetarët e Ballagatit dhe të gjithë Shqipërisë të gëzojnë ato të drejta, ato kushte jetese të denja për qytetarët evropianë”, tha kryeministri Berisha.
23 Korrik 2009