E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha darkë pune me Thaçin. Diskutohet axhenda europiane

Kryeministrat Berisha e Thaçi

Tiranë, 11 korrik 2011 NOA – Kryeministri Berisha zhvilloi një darkë pune gjatë fundjavës që shkoi me Kryeministrin e Kosovës, zotin Hashim Thaçi.

Siç njofton zyra e shtypit e kryeministrit Berisha, gjatë darkës u diskutua gjerësisht mbi intensifikimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës.

Në takim, të dy kryeministrat diskutuan edhe për bashkëpunimin rajonal dhe axhendën europiane të dy vendeve, bashkërendimin e përpjekjeve për njohje të reja të shtetit të ri të Kosovës.

Bisedimet u karakterizuan nga fryma e plotë e mirëkuptimit, përfundon deklarata e zyrës së shtypit të kryeministrisë, publikuar edhe në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.

a.q/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›