E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha dënon aktin brutal ndaj mjekut Ylli

Kryeministri Sali Berisha, ka dënuar sot aktin brutal ndaj mjekut Agron Ylli. Në një deklaratë publike zyra e shtypit të kryeministrit, citon se Berisha dënon me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar kriminal të kryer një ditë më parë ndaj mjekut të njohur. Qeveria thuhet më tej në deklaratë, ndërsa i uron shërim të shpejte mjekut, u kërkon institucioneve përgjegjëse të japin ndëshkimin e merituar agresorit. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në mëngjes në zonën e "Shallvareve" në Tiranë, pranë klinikës private të mjekut. Policia ka bërë të ditur se një person qëlloi me thikë mjekun 50 vjeçar, Agron Ylli, i cili ishte në funksionin e mjekut të përgjithshëm në Spitalin Ushtarak. Nga hetimet paraprake mësohet se fillimisht mjeku dhe autori i shoqëruar nga bashkëshortja e tij kanë qënë në një lokal pranë parkut "Rinia". Valiasi i ka kërkuar doktor Yllit që t' i japë raportin "Kemp" për gruan e sëmurë me diabet. Mjeku që si duket ka refuzuar ka hasur në zemërimin e 35 vjeçarit, i cili në grindje e sipër me doktorin e ka goditur këtë të fundit me thikë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›