E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibali: Në zgjedhje përkrah PD-së

14/12/2008  Partia Republikane

Partia Republikane në zgjedhjet parlamentare të 2009-s do të jetë në krah të Partisë Demokratike. Kjo është konfirmuar nga nënkryetari republikan Neritan Alibali gjatë punimeve të konferencës së degës së PR-së në qarkun e Kukësit. Duke iu drejtuar të pranishmëve, Alibali theksoi se “PR-ja është forca e dytë në spektrin e djathtë dhe synimi ynë është lehtësimi i biznesit nga taksat, duke mbajtur peshën që na takon në qeverisje". "E vetmja kontradiktë që na ndan nga PD-ja është problemi i pronave dhe për këtë kemi paraqitur në Parlament 25 amendamente, për një pjesë të të cilave kemi gjetur mirëkuptim", - u shpreh Alibali. Në konferencën rajonale të PR-së të Qarkut të Kukësit u kërkua që strukturat shtetërore të mos jenë të mbushura me militantë partiakë, por me specialistë. Por për nënkryetarin republikan, pavarësisht nga mangësitë e vërejtura, është jetike që e djathta të fitojë edhe një mandat të dytë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›