"Berisha deshtoi me antikorrupsionin"
Levizja Socialiste per Integrim vleresoi dje se lufta ndaj korrupsionit eshte deshtimi me i madh i maxhorances dhe Kryeministrit Berisha. Sekretari i Pergjithshem i kesaj partie, Petrit Vasili, gjate nje komunikimi me mediat, u shpreh se "askush nuk ka me iluzione se kjo lufte ndaj korrupsionit ishte dhe mbetet nje demagogji e paster. Cdo qytetar e percepton sot kete qeveri si thellesisht te korruptuar dhe pa asnje vullnet per ta luftuar realisht korrupsionin". Sipas tij, behet akoma me e rende kjo situate, sepse te gjithe organizmat nderkombetare, zyrtare dhe te shoqerise civile qe e monitorojne Shqiperine, denoncojne gjeresisht korrupsion galopant dhe e shenojne ate si kryeshkakun, per pengimin e integrimit euroatlantik dhe zhvillimit te munguar ekonomik dhe social te vendit dhe si premisen themelore per thellimin e frikshem te varferise ne vend. Madje, po ne kete linje, Vasili vuri ne dukje se "eshte e qarte per kedo ne Shqiperi qe ajo eshte sot peng dhe viktime e ekuacionit shkaterrimtar uzurpim i shtetit plus nepotizem i pashembullt baras korrupsion galopant".