Duckallari-PDS: "Opozita, tryeze per te unifikuar qendrimet"
Partia Demokracia Sociale paralajmeroi dje mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme ne rast te deshtimit nga ana e maxhorances per marrjen e fteses per ne NATO. Nje qendrim i tille u be i ditur dje nga Sekretari Politik prane kesaj partie, Artur Duckallari, i cili, gjate nje komunikimi me mediat, beri thirrje per zhvillimin e nje tryeze mes partive te opozites, per te unifikuar nje qendrim zyrtar te perbashket per dy reformat e medha. "Mbeshtetja pa kushte ndaj mazhorances aktuale per kryerjen e dy reformave me te rendesishme, pa u formatuar me pare nje qendrim i unifikuar zyrtar dhe nje vendimmarrje e perbashket politike per to, ne tryezen institucionale te partive te majta, ne perputhje me interesat dhe vullnetin politik te elektoratit qe perfaqesojne, rrezikon zvarritjen apo dhe deshtimin e ketij procesi", vuri ne dukje Duckallari, lidhur me kete ceshtje. Madje, sipas tij, nje kompromis i pa institucionalizuar, para se gjithash brenda se majtes, mbart riskun per abuzim nga ana e maxhorances. "Rimbledhja ne tryezen institucionale e forcave te opozites per te unifikuar qendrimet dhe nje axhende te perbashket politike, si dhe per te mbeshtetur deklaraten e firmosur si rrjedhoje e kompromisit te arritur mes 10 partive parlamentare per sistemin zgjedhor, eshte kerkese permanente e elektoratit te majte dhe nje domosdoshmeri per suksesin e se majtes ne zgjedhjet e radhes", u shpreh ai. Per kete arsye, Duckallari nenvizoi se "partite e majta duhet te bashkeveprojne, ne vend qe te ngurrojne per te formesuar nje axhende dhe projekt te ri te perbashket politik".
O.XH