Protesta per token, bllokohet rruga kombetare
Banoret e nje fshati, ne rrethin e Pogradecit, bllokojne rrugen nacionale ne shenje proteste per pakenaqesite e tyre, lidhur me ndarjen e tokes. Behet fjale per banoret e fshatit Piskupat, te cilet kane dale dje ne rruge dhe e kane bllokuar ate, duke synuar keshtu sensibilizimin e organeve kompetente qe t'i japin nje zgjidhje konfliktit per ndarjen e tokave ne fshatin e tyre. Me pretendimin se tokat qe u jane ndare pas viteve '90-te jane pervetesuar pa te drejte nga bashkefshatare te tyre, qe kane ushtruar atehere funksione drejtuese ne pushtetin lokal, banoret e Piskupatit jane hedhur ne proteste. Per me shume se 30 minuta, ata kane marshuar nga qendra e fshatit drejt rruges nacionale, duke bere thirrje per zgjidhjen e problemit. Ata kane kercenuar se nuk do ta nderpresin protesten e nisur dhe e kane shpallur ate deri ne afat te pacaktuar, vetem nese do te marrin nje pergjigje zyrtare se cfare do te behet me ndarjen e tokave ne afersi te bregut te liqenit. Zanafilla e ketij konflikti te krijuar brenda fshatit Piskupat eshte qe ne vitin 1991. Sipas banoreve, ndarja e tokave nga ana e ish-kryeplakut eshte kryer ne menyre abuzive, me preferenca fisi dhe jo te gjithe familjet kane mundur te perfitojne. Ajo qe ka revoltuar me shume banoret e fshatit Piskupat eshte se te vdekurit kane nje tapi dhe te gjallet ne fshat, pavaresisht perpjekjeve te vazhdueshme, nuk jane pronare te tokes afer liqenit. Ju eshte dhene tapi te vdekurve dhe te gjithe te afermve te ish-kryeplakut dhe ka familje qe nuk kane toka dhe prona", ishte nje nga thirrjet ne proteste. "Duhet qe te behet nje ndarje e re dhe ne te kemi mundesi te nxjerrim fitime nga toka", tha nje nga banoret e fshatit Piskupat. Ata kane kerkuar zgjidhje nga ana e instancave me te larta vendore si Qarku i Korces, Prefektura etj. Nderkaq, kryetari aktual i komunes Hudenisht, Nexhmi Dokollari, ka dale perkrah banoreve. Ai deklaroi se kete here ligji do te zbatohet, por, sipas tij, nje pengese eshte se procedurat jane bllokuar edhe nga zyra e regjistrimeve.
G.Ashimi