E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne Davos, debat "live" per ekonomine

Kryeministri Berisha gjate dites se pare te vizites se tij ne Davos te Zvicres mori pjese dje ne debatin 'live" te organizuar nga televizioni CNBC, nje nga debatet me te rendesishme, ku u diskutua per te ardhmen e ekonomise ne 12 vitet e ardhshme. Ky debat u perqendrua vecanerisht ne politikat globale financiare dhe rolin e tregjeve te reja emergjente ne ecurine e ekonomise boterore. Nder pjesemarresit e ketij debati ishte dhe personaliteti i njohur, George Soros, i cili do te takohet me Kryeministrin Berisha gjate ketij forumi. Diskutimet u ndalen nder te tjera te nevoja e nje koordinimi te ri nderkombetar te politikave financiare dhe ne nevojen e nje bashkepunimi global te tregjeve nderkombetare. Po dje, ne Davos, Kryeministri Berisha zhvilloi nje takim me financierin dhe publicistin e njohur Steve Forbes. Gjate takimit, Berisha e njohu Forbes me ecurine e reformave te ndermarra nga qeveria shqiptare ne fusha te ndryshme. Nga ana e tij, Forbes i shprehu Kryeministrit pergezimet e tij per politikat e duhura fiskale te ndjekura nga qeveria. Po keshtu, ai pranoi ftesen e Kryeministrit Berisha per te vizituar Shqiperine. Me tej, Kryeministri Berisha pati nje pasdite pune koke me koke me administratorin e Pergjithshem te PNUD-it, Kemal Dervish. Administratori i Pergjithshem i PNUD-it shprehu vleresimin e tij per rezultatet e arritura ne zbatimin e reformave dhe inkurajoi Kryeministrin Berisha dhe qeverine shqiptare te vazhdojne ne kete rruge.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›