E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha perbuz fshatin

Oli Xhilaga
Kryetari socialist, Edi Rama, u rishfaq dje, para medias, por kesaj radhe jo per propozime apo per te ofruar bashkepunim me mazhorancen, por per mbajtur nje qendrim mjaft kritik ndaj saj. "Zoti Berisha na tregon pa u lodhur perrallen e tij te Shqiperise pa kufizime dritash, nderkohe qe edhe ai dhe qeveria e tij, e kane harruar teresisht se shqiptaret nuk jetojne vetem ne Tirane, apo ne qytetet e medha, ku, fale Zotit, vigjilojne me qindra sy kamerash, e me mijera gazetare", theksoi Rama, gjate fjales se tij, duke iu referuar pikerisht fshatrave, te cilet vuajne nderprerjen e energjise elektrike. Madje, fokusi i kritikave te kreut te selise roze perqendrohej ne nje nga fshatrat e komunes se Martaneshit, ku nuk behet fjale per nderprerje te energjise, por nje mungese totale te saj, qe nga viti 2006. Kesisoj, nisur nga ky realitet, Rama nuk ngurroi ta cilesoje qendrimin e qeverise dhe te Kryeministrit Berisha si nje dhunim dhe diskriminim te fshatit shqiptar. "Diskriminimi i fshatit shqiptar dhe i familjeve te qytetareve te Republikes se Shqiperise, qe jetojne ne fshat, por qe nuk gezojne te njejtat te drejta kushtetuese me shqiptaret qe jetojne ne qytet, eshte konstante e politikes se vjeter te ketyre 17 vjeteve demokraci", u shpreh Rama, lidhur me kete ceshtje. Madje, duke ironizuar, kreu i PS-se informoi qeverine dhe Kryeministrin e saj se "vetem 30 km larg Tiranes, jeton nje fshat i komunes se Martaneshit, ku dritat jane prere qysh ne vitin 2006 dhe ku prej afro dy vjetesh njerezit po largohen prej shtepise e prej tokes se tyre, per shkak te erresires mesjetare qe ka pllakosur fshatin". Per kete arsye, kryetari socialist apeloi dhe njekohesisht kerkoi dhe sensibilizimin e te gjithe opinionit publik per t'i ardhur ne ndihme ketij fshati, duke i rikthyer atij energjine e munguar. "Ju lutem te gjitheve, ju, te mos e lejoni me politiken e perbuzjes, te beje dhune mbi motrat e vellezerit tane te fshatit Val te Martaneshit. Ky turp eshte sot turpi i qeverise dhe zotit Berisha. Por tani, qe ne te gjithe e mesuam kete fakt, s'duhet ta lejojme qe ky te behet edhe turpi yne. Fshati Val i Martaneshit duhet te marre drite nje ore e me pare", vleresoi Rama gjate fjales se tij.
Diskriminimi
"Diskriminimi i fshatit shqiptar dhe i familjeve te qytetareve te Republikes se Shqiperise, qe jetojne ne fshat, por qe nuk gezojne te njejtat te drejta kushtetuese me shqiptaret qe jetojne ne qytet, eshte konstante e politikes se vjeter te ketyre 17 vjeteve demokraci"
Dhunimi
"Dhunimi i fshatit shqiptar ne teresi, vecanerisht permes shkarkimit te barres me te rende te krizes energjetike mbi familjet, qe jetojne ne fshat, larg syve te politikes se vjeter te Tiranes zyrtare, eshte shprehja me e shemtuar e cinizmit te politikes se vjeter shqiptare"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›