E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha dhe Meta, drejt Sarajevës

Nesër samiti

Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, pritet të udhëtojnë nesër drejt Bosnjë-Hercegovinës për të marrë pjesë në samitin që do të mbahet në Sarajevë, ngjarje që u kushtohet marrëdhënieve mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë samit me rëndësi të veçantë pritet të flitet për procese të rëndësishme, siç është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe liberalizimi i vizave për qytetarët shqiptarë. Në këtë samit, ku do të marrin pjesë edhe krerët më të lartë të Europës dhe Ballkanit, drejtuesit e lartë të qeverisë shqiptare kanë mundësinë e mirë për të zhvilluar edhe takime bilaterale. Kreu i qeverisë “Berisha” e ka quajtur shumë të rëndësishme mbajtjen e një samiti të tillë dhe ka falënderuar ministrin e Jashtëm italian, Franko Fratini, për iniciativën që ka marrë për mbajtjen e këtij samiti.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›