Berisha dhe Meta nuk kanë votuar, deputetja e Edvinit nuk verifikon as tabelat e votimit
Kuvendi hedh poshtë mashtrimet e deputetes Vasilika Hysi
Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar dje ndaj një tjetër tymnaje të sajuar nga politika e mashtrimit dhe spekulimit të Edvin Kristaq Ramës. Prej dy ditësh me radhë deputetja Vasilika Hysi, ka aluduar se seancën parlamentare të ditës së premte, paskan votuar për ngritjen e Komisionit Hetimor, kryeministri Berisha dhe ministri i Jashtëm Meta, pa qenë prezentë në sallë. Përmes një njoftimi për shtyp, Kuvendi shpreh keqardhjen për atë gjuhë të papërshtatshme në një pedagogeje, e cila nga verbëria mendore e Edvinit, nuk arrin të shkojë as tabelat e votimit.
“Zonja Hysi, kryesuesja e listës së deputetëve të Tiranës, fatkeqësisht foli me një gjuhë të papërshtatshme, për një pedagoge. Përveç kësaj zonja Hysi gënjen kur thotë që z. Berisha e z.Meta, megjithëse jo të pranishëm, paskan votuar. Me dëshirën e mirë, për të mos e lënë zonjën të dalë, siç nuk duam ta besojmë, e ftojmë zonjën Hysi, që para se të dalë siç doli dje, Kuvendi i vë në dispozicion në çdo kohë e për çdo rast tabelat e votimit në Kuvend. Megjithëse votimi është transmetuar direkt nga shumë media, po i vëmë në dispozicion zonjës tabelat e votimit, ashtu siç ia kemi dhënë kryetarit të saj 10 minuta pas mbylljes së seancës”, thuhet në njoftimin e zyrës së Informacionit në Kuvendin e Shqipërisë.
Administrata e Kuvendit i kërkon deputetes të kërkojë falje para opinionit publik, për shpifjen me pretendime të vjedhje të votave, në votimin për ngritjen e Komisionit Hetimor për Transparencën e Plotë, sipas kushtetutës të zgjedhjeve më të mira, më të lira e më të ndershme të 28 Qershorit.
Bashkëngjitur fleta e votimit për Projektvendimin: “Për ngritjen e komisionit hetimor për transparencën e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në 28 qershor 2009”.
...