Delegacioni i PE takon sot krerët më të lartë të shtetit
TIRANë- Delegacioni i Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, i kryesuar nga Presidenti i tij, Eduart Kukan pritet të takohet sot me krerët më të lartë të shtetit shqiptar ku do të bisedojë rreth plotësimit nga qeveria shqiptare të kushteve të kërkuara për liberalizimin e vizave me BE-në.
Gjatë ditës së sotme zyrtari i lartë i PE-së pritet të takohet me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministrin e Jashtëm, Ilir Meta dhe ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, si dhe do të vizitojnë zyrat kryesore përgjegjëse për përmbushjen e kritereve të kërkuara nga BE.
Axhendën e vizitës së tij z. Kukan dhe delegacioni që ai kryeson e nisi ditën e djeshme, kur pas mbërritjes në Tiranë, zhvilloi takime në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ku u u njoh me arritjet e bëra gjatë këtij procesi përsa i përket sigurisë së kufijve dhe pajisjes me pasaporta biometrike të qytetarëve.
Po gjatë ditës së djeshme, z. Kukan u prit nga kryetari i PS-së, Edi Rama, me të cilin bisedoi rreth situatës aktuale në vend.
(d.b/BalkanWeb)