Neutraliteti anti-NATO
Një virus i ri po përfshin shtetet që kanë qenë ose janë kandidate për anëtarësim në NATO. Virusi e ka emrin “neutralitet” dhe është menduar si justifikimi më elegant i qarqeve qeveritare të këtij tipi shtetesh për t’i thënë “lamtumirë” anëtarësimit në NATO. Ai përfshiu shtetin e Ukrainës, sapo në fuqi erdhi presidenti i ri, Viktor Janukoviç, pra sapo në pushtet u rikthye garnitura qeveritare, e cila e varrosi revolucionin e portokalltë në fushën e brendshme, dhe natyrisht do të nxitonte të varroste gjithë orientimin pro-perëndimor dhe pro-atlantik të këtij revolucioni. Aq më tepër që, siç ndodh dendur me shtetet ish-komuniste, ndryshimet e garniturave qeveritare imponohen pikërisht për të ndryshuar kurset strategjike të politikës së jashtme. Më 16 mars, në gazetën parlamentare “Holos Ukrainy” u botua programi i parimeve të politikës së jashtme të koalicionit të ri qeveritar, në të cilin në nenin pesë, pika dy, thuhet tekstualisht: “Parimet e koalicionit në fushën e politikës së jashtme janë të sigurojë statusin e paangazhuar të Ukrainës në një nivel legal, që do të thotë refuzimi i Ukrainës për të marrë pjesë në bashkime ushtarake dhe politike me shtetet e tjera”. Programi është hartuar në zbatim të kursit të ri që shpalli presidenti V.Janukoviç, në fjalimin e tij ditën e betimit më 25 shkurt, se Ukraina do të ndjekë politikën e neutralitetit. Përfaqësues të qeverisë së re i deklaruan më 17 mars agjencisë Interfaks-Ukraina, se së shpejti do të kalojë në parlament një ligj, që ndalon anëtarësimin në aleancën e NATO-s.
Në këtë mënyrë, presidenti i ri po manifeston një ngutje dhe urgjencë të pazakontë për të shpallur se, nën drejtimin e tij, Ukraina do të ndjekë rrugën e neutralitetit dhe të mosanëtarësimit në organizata ushtarake ndërkombëtare si NATO. Doktrina e neutralitetit të Ukrainës është doktrinë e re, e ndërmarrë nga presidenti i ri, i cili nëpërmjet saj jep njoftimin e qartë zyrtar të lamtumirës së Ukrainës për anëtarësimin në NATO. Ai e deklaroi vetë, e botoi edhe në gazetën e parlamentit dhe dërgoi edhe zëvendësministrin e jashtëm më 16 mars në Bruksel për t’i dhënë sihariqin qarqeve të NATO-s, pjesëmarrës në punimet e komisionit të përbashkët NATO-Ukrainë, se vendi i tij, tani e tutje “do të fokusohet vetëm në partneritetin dhe jo në anëtarësimin”.
Ukraina divorcohet kështu nga NATO dhe ky është një ndryshim i rëndësishëm strategjik, si i kursit të këtij shteti të rëndësishëm, ashtu dhe i raporteve strategjike mes NATO-s dhe Rusisë. është një kthesë tepër brutale, e cila dëshmon se po krijohet një raport i ri forcash në Europën Lindore, dhe që ngre shume probleme lidhur me vetë procesin e zgjerimit të Aleancës Atlantike. Presidenti i ri po hedh në erë investimet kolosale politike, ushtarake dhe strategjike, të vendit të tij në NATO, dhe të NATO-s në Ukrainë.
Deri në zgjedhjen e presidenti të ri, Ukraina ishte një shtet kandidat për anëtarësim në NATO, për të cilin shumë shtete anëtare kishin pranuar që t’i akordohej “Plani i Veprimit për Anëtarësim”, MAP. Që në vitin 1991 Ukraina është bashkuar me Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut Verior. Në vitin 1994 ishte vendi i parë i Komonuellthit të Shteteve të Pavarura, (organizata e shteteve të dala nga ish-Bashkimi Sovjetik), i cili u anëtarësua në programin e NATO-s “Partneritet për Paqe”. Më 23 maj të vitit 2002, Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe i Mbrojtjes i Ukrainës miratoi rezolutën për hyrjen e vendit në NATO, dhe e cila më 19 qershor 2002 u shndërrua në ligjin “Mbi bazat e sigurisë kombëtare të Ukrainës. Në vitin 1997 u nënshkrua Karta e Partneritetit të Veçantë të Ukrainës me NATO-n, që ngriti komisionin NATO-Ukrainë. Në vitin 2005 nisi dialogu politik mes NATO-s dhe Ukrainës për anëtarësimin. Në samitin atlantik të Bukureshtit, të prillit 2008, udhëheqësit më të lartë të NATO-s ranë dakord që në të ardhmen Ukraina të pranohet anëtare e NATO-s. Në dhjetor të vitit 2008, ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s përshëndetën progresin e Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO. Më 21 gusht 2009 u nënshkrua Deklarata Komplementare e Kartës së Partneritetit të Veçantë, mes NATO-s dhe Ukrainës. Po në vitin 2009 u hartua Plani Kombëtar Vjetor për qëllimet dhe prioritetet e vendit në kuadër të objektivave për anëtarësim. Ukraina është i vetmi shtet partner i NATO-s, që ka kontribuar ushtarakisht në katër operacionet paqeruajtëse të komanduara nga NATO, në Bosnjë, Kosovë, Irak dhe Afganistan.
Dhe pas gjithë këtij curriculumi pro-atlantik vjen përmbysja e kursit dhe presidenti i ri shpall doktrinën e neutralitetit dhe të statusit të paangazhuar, që në mënyrën më të thjeshtë do të thotë divorc i Ukrainës nga orientimi atlantik.
Presidenti ka zgjedhur formulën e neutralitetit, për të justifikuar këtë ndarje brutale nga kursi i deritanishëm pro-atlantik i vendit. është e kuptueshme se një shtet si Ukraina, me raportet historike që ka me fqinjët, me pozicionin e saj gjeostrategjik etj, vështirë të mendohet se mund të realizojë, apo se vërtet do të ndjekë politikën e neutralitetit. Ukraina nuk është as Zvicra dhe as Suedia, dhe kjo është e qartë si brenda në këtë vend, ashtu dhe në Perëndim e në Lindje të tij. Neutraliteti po përdoret thjesht si një pretekst apo një fazë e ndërmjetme, i planifikuar për të kaluar në një drejtim tjetër aleance strategjike, natyrisht në kah të kundërt të NATO-s. Ambasadori i Sllovakisë në Ukrainë, Pavol Hamzik, në një intervistë për gazetën ukrainase “Den”, më 2 mars, e analizon kështu doktrinën e re të neutralitetit, të shpallur nga presidenti i ri ukrainas: “Bota është shumë e komplikuar dhe nuk ofron hapësirë për neutralitetin. Ju duhet të jeni të ndërgjegjshëm për pozicionin e vendit tuaj. Si mundet një vend i tillë si Ukraina të jetë neutral? Në vendin tim, vetëm ata që ishin kundër NATO-s, flisnin për neutralitet”.
Ambasadori jo vetëm rrëfen përvojën politike nga vendi i tij, por konfirmon dukurinë e neutralitetit si një instrument të atyre forcave drejtuese, të cilat nuk duan anëtarësimin e vendit në NATO. Nuk është rastësi që ky virus i neutralitetit po kap disa shtete ish-komuniste, të cilat nën presionin publik shpallën në fillim aspirata të integrimit euroatlantik, dhe pastaj, edhe pasi kanë nënshkruar dokumente të anëtarësimit në programet e NATO-s, marrin kthesat nga presione të huaja anti-NATO dhe largohen nga rruga e anëtarësimit. Këtë që po ndodh me Ukrainën, e kemi pare edhe në Serbi. Në dhjetor të vitit 2006, samiti i NATO-s në Riga e pranoi kërkesën e Serbisë për anëtare e programit të “Partneritetit për Paqe”. Një vit më vonë Serbia miratoi në parlamentin e saj dokumentin e neutralitetit ushtarak, i cili ka për qëllim që të shkëpusë dhe të ndalojë vendin nga çdo lloj kursi për anëtarësim në NATO. Aktualisht Serbia është distancuar nga çdo politikë apo orientim për anëtarësim atlantik. Si në rastin e Ukrainës, ashtu dhe në rastin e Serbisë, doktrina e neutralitetit po përdoret për përligjien e kursit anti-atlantik. Me këtë rezonancë qëndrimesh shpjegohet fakti që në Serbi u përshëndet vendimi i Ukrainës për të miratuar ligjin, që ndalon vendin të anëtarësohet në NATO, dhe siç shkruante më 17 mars analisti serb Sergja Trifkoviç: “Jo”-ja e Ukrainës për NATO, një shembull për Serbinë”.
E theksojmë se i ashtuquajturi neutralitet, në të vërtetë nuk është objektiv politik apo strategjik, por është planifikimi terminologjik i një periudhe tranzicioni, për të kaluar në aleancë tjetër strategjike. është sekret i njohur nga të gjithë se ndryshimi i kursit të Ukrainës kundër anëtarësimit në NATO është rezultat i kërkesës, presionit dhe ndërhyrjes së Rusisë. Sepse është pikërisht Rusia, e cila ka luajtur ashpër me të gjitha forcat që të ndalojë anëtarësimin në NATO të shteteve, që dolën nga ish-Bashkimi Sovjetik, të cilat Moska i konsideron sfera të saj të influencës. Sepse i ashtuquajturi neutralitet është preteksti për t’u divorcuar nga NATO dhe për të shtruar rrugën e aleancës strategjike dhe ushtarake me Rusinë. Presidenti i ri i Ukrainës mund të flasë për neutralitet, por bëhet i pabesueshëm kur në programin e vet politik ka shpallur se do të mbajë bazat ushtarake ruse në territorin e vendit, edhe pas skadimit të mandatit të tyre. Vendimi i presidentit për shkëputjen nga kursi i anëtarësimit në NATO, është ajo çka Rusia ka pritur, komenton në Kiev, drejtori i Institutit të Strategjive Globale.
çdo diplomat dhe analist e ka të qartë se ndryshimi i pushteteve në Kiev dhe varrosja e revolucionit të portokalltë ishte dëshirë, objektiv dhe veprimtari e Rusisë, e cila shpalli kohët e fundit se zgjerimi i NATO-s në lindje, në Ukrainë dhe në Gjeorgji, kualifikohet si kërcënim serioz për sigurinë e saj. Janukoviçi dhe Janukoviç-ët e tjerë në vendet ish-komuniste mund të gjejnë pretekste të shumta, por e ashtuquajtura doktrinë e neutralitetit është reklama më e paqëlluar për të shitur në opinionin publik të vendit dhe atë ndërkombëtar, një politikë anti-atlantike dhe pro-ruse.