E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ne Greqi, Ministrat BE: Duhet te mbeshtesim Athinen

BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian janë mbledhur sot në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e BE-së. Të enjten dhe të premten minisrat e jashtëm të 27 vendeve të BE-së do të diskutojnë për të marrë një vendim mbi ndihmën që duhet ti jepet Greqisë.

Presidenca spanjolle e radhës së Bashkimit Evropian "po bën gjithçka është e mundur për të gjetur një zgjidhje evropiane për krizën greke", deklaroi ministri i Jashtëm spanjoll Miguel Angel Moratinos gjatë mbërritjes së tij sot në këshillin e jashtëm të BE-së në Bruksel.

"Jemi duke bërë gjithçka është e mundur se për t'i dhënë besim dhe solidaritet Greqisë, e cila i meriton pas masave të marra nga qeveria", deklaroi Moratinos.
"Po punojmë të gjithë së bashku dhe jam i bindur se një zgjidhje do ta gjejmë".

çështja e krizës greke do të jetë në qendër të samitit të BE-së që do të zhvillohet të enjten dhe të premten.

Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner beson se samiti i BE-së të enjten dhe të premten do të gjejë një zgjidhje për solidaritet ndaj Greqisë.

“Duhet të mbështesim miqtë grekë, që kanë propozuar një plan shumë kurajoz”- ka thënë Kushner, sot me të mbërritur në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian në Bruksel.

Sipas Kushnerit do të ishte edhe më e mirë që kjo zgjidhje të gjendej para mbledhjes në Bruksel, por gjithsesi gjëja më e rëndësishme është mesazhi i mbështetjes dhe solidaritetit.

“është e rëndësishme që BE të tregojë solidaritet të plotë për Greqinë. Nëse BE nuk i jep zgjidhje një vendi të eurozonës në një moment të vështirë, tregon se është pak e rëndësishme në skenën botërore” ka thënë ministri i Jashtëm Italian Franko Fratini në Bruksel. Sipas Fratinit një aksion europian mbështetjeje për Greqinë është një detyrim institucional dhe moral” i BE-së.

Ndërkohë Financial Times shkruan sot se gjermanët vazhdojnë të jenë kundër ndihmës që duhet ti jepet Greqisë për të përballuar deficitin e rëndë. Financial Times ka marrë në pyetje 5000 persona në Francë, Gjermani, Itali dhe Spanjë, brenda 3- 10 mars. Nga sa është zbuluar nga sondazhi 60 % e gjermanëve nuk duan ti japin një dorë greqisë, 1/3 e gjermanëve do të donin që Greqia të dalë nga eurozona. Sa i përket Italisë, vetëm 30 % janë kundër mbështetjes për Athinën.

(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›